Shqipëria me një organizim shembullor u përkujdes për sigurinë e ekipit serb në Elbasan. Por as kjo duket sikur nuk ju mjaftoi familjarëve të skuadrës mysafire. Të organizuar deri në maksimum, në stadium dhe jashtë saj shteti shqiptar kishte siguruar një numër të jashtëzakonshëm të policëve që skuadra e Serbisë të jetë e sigurt në Elbasan.
Mirëpo edhe përkundër këtij organizimi të mirëfilltë europian, kjo nuk u mjaftoi familjarëve të futbollistëve serb të ndihen rehat për sigurinë e djemve të tyre.
Portali serb “Kurir” raporton se familjarë të futbollistëve serbë janë frikësuar për jetën e tyre.
“Prindërit e futbollistëve të Serbisë kishin frikë: U frikësuam se shqiptarët do të na vrasin djemtë”, është titulli i publikuar. /tesheshi.com/