Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Çfarë (nuk)mund t’i bëjë Edi Rama, Memaliajt të Agron Llakajt?

by te Sheshi
23/07/2017
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Çfarë (nuk)mund t’i bëjë Edi Rama, Memaliajt të Agron Llakajt?

Ditë më parë, showman-i i njohur i humorit shqiptar, Agron Llakaj, publikoi një bisedë të imagjinuar mes tij dhe kryeministrit Rama në të ashtëquajturat “dëgjesë publike”, lidhur me fatin e Memaliajt të tij, qytetit prej nga vjen. Ajo ishte plot nota ironike karshi vizionit kryeministror mbi të ardhmen e qytetit dhe, nëse dhe Rama do ia kthente me të njëjtën monedhe, do i thoshte që të kthehej në vendlindje për të ribërë humor në skenën e atyshme, si dikur.

Llakaj i kujtonte Ramës se si kish qenë njëherë e një kohë Memaliaj, si e kishte patur qendrën plot lule, kush ishte njeriu që kujdesej për to, e se si këto 25 vjet qyteti ishte lënë në të harruar, duke qenë tashmë i dënuar të merrej me peshkim, meqë pritej që liqeni i sajuar i Kalivaçit, do e shndërronte Memaliajn në bregliqenor. Dhe të gjitha këto, thuheshin po ashtu me nota ironike, duke ia mveshur këtë vizion mbi të ardhmen e qytetit, kryeministrit Rama.

Llakaj nuk është i vetëm, ndër ata shumë si ai, që janë të ngërthyer nga nostalgjia e një kohe të ikur tashmë; dhe se e kanë të vështirë ta kuptojnë se ajo që ka ndodhur me shumë qytete shqiptare këto 25 vite, nuk ka patur asnjë mundësi që të mos ndodhte.

Ndryshimi i sistemeve nuk është vetëm politik, por dhe ekonomik. Dhe tregu dikton tjetër zhvillim, ku padyshim do ketë dhe kosto në aspekte sociale.

Memaliaj përfaqson në një farë mënyrë gati gjysmën e Shqipërisë, e cila ka humbur kontekstin ekonomik e urban që më rënien e komunizmit, pa mundur të rigjejnë një të ri, në kushte të tjera tregu. Memaliaj është një qytet tipik i zgjyrtë si produkt i komunizmit, i erës industriale, falë një minierë qymyrguri, ashtu siç Laçi falë Superfosfatit, Ballshi falë Rafinerisë së Naftës, Maliqi falë fabrikës së sheqerit, Krumës falë po ashtu një miniere e kështu me radhë.

Ai ndodhet në një pozitë gjeografike fantastike, buzë rrugës nacionale Fier-Tepelenë, segment i aksit të Jugut Tiranë – Gjirokastër – Sarandë, ku e zbukuron rrjedhja e Vjosës që kalon përbri, pllajat e kodrat rreth e rrotull.

Por miniera, motivi kryesor që e mbante në jetë nuk punon më. Qymurguri që nxirrej prej aty nuk është më i kërkuar në tregun ndërkombëtar. Dhe këtu merr fund arsyeja e ekzistencës së qytetit si projekt urban.

Tashmë, që të ndihesh mirë që jeton në Memaliaj, duhet të marrësh rrugën për në Leskovik, dhjetra kilometra më tutje. Kur të shohësh se ku ndodhet kjo qytezë, se ç’lloj ekzistence është aty, ku “të jetuarit” i ka rënë vlera si nocion human, për t’u zëvëndësuar me “të frymuarit”, Memaliaj të ngjan me një parajsë.

Por çfarë mund t’i bëjë Edi Rama Memaliajt? Nisur nga aktualja, ku vështirë t’i gjendet një motiv ekonomik qytetit për t’i garantuar një ekzistencë normale, mundet që atë dhe ta shuash si qendër banimi.

Mirëpo Memaliaj nuk është një qytet i humbur, gjithsesi. Nuk është i disaavantazhuar gjeografikisht, përkundrazi është avantazhuar në këtë pikë me pozicionin që ka. Aty thjesht mungojnë mendjet, si në shumë qytete të ngjashme, njerëz me ide e vullnete, që arrijnë të dalin mbi limontinë, përtacinë, dembellëkun, atrofizimin shpirtëror e mendor, duke ofruar projekte ringjalljeje dhe rifutje në kontekste të reja ekonomike. Dhe nga kjo sëmundje vuajnë shumë qytete të vogla shqiptare.

Drejtues të tyre, në kushtet e një varfërie, aspiratash më shumë se materiale, sa po u besohet qeverisja lokale i shohin postet si një shans për rrogëmarrje apo përfitime të tjera, gjithnjë personale, duke mbajtur sytë nga qeverisja lart se mos u hedh ndonjë kacidhe.

Pra, për ta duhet të mendojë Edi Rama, ose çdokush si ai në Tiranë. Ai duhet t’u çojë ndonjë fond, ai duhet t’i mbajë me rroga, ai duhet t’jua sajon projektet ekonomike etj. Këtij mentaliteti i rri dhe Llakaj, që edhe pse artist, nuk do të thotë se ia qëllon në punët e shtetit. Vetë Llakaj është një tregues simbolik se Memaliaj, ashtu siç ishte nën komunizëm, nuk ka gjasë të ekzistojë më, vetëm nëse një ditë tregu botëror bëhet i urritur për qymyrgurin e saj. Ai dhe shumë të tjerë si ai që kanë dalë nga ky qytet, aktori i tjetër i njohur Mehdi Malkaj, Foto Strakosha, moderatorja televizive Jonida Shehu etj., kanë ndjekur ligjet e tregut, në një ekonomi tregu, dhe iu është bërë e pamundur të jetuarit në qytetin e tyre. Dashuri dhe nostalgji mund të kenë, është njerëzore, por komunizmi që i mbante aty me ligjet e tij, ekonomike dhe sociale, nuk ekziston më.

Fatet e këtyre qyteteve varen tërësisht nga vullnete individuale. Raporti i tyre me shtetin është i ftohtë, burokratik, parazit. Ato ekzistojnë për inerci të një kohe të shkuar dhe vetëm një mendje e hollë e atyshme me pushtet, ndonjë që tenton të dalë nga koraca e mizerabilitetit, kotësisë, vdekjes klinike, mundet të bëjë diçka pa u marrë fare me qeverinë atje lart.

Në rastin konkret, Memaliaj ndodhet brenda rrezes së një zonë me atraksion turistik. Gjysëm ore larg Gjirokastrës dhe 10 minuta lart Tepelenës. Ajo fare mirë do mund të thithte kontigjente turistësh sikur të ngrinte një muze minatori, ku si të veçantë të kishte treguesin e gjithë atyre minatorëve që një ditë u bënë figura të shquara të artit e sportit, duke dalë nga nëntoka zi e sterr, me shkëlqim talenti në sipërfaqe.

Dhe është kjo një përvojë botërore, ku qytete të vogla, arrijnë të ekzistojnë falë famës së një muzeu, vizitueshmërisë turistike të atyshme. Më pas, interesi zhvillimor hapet si rrathë koncentrikë me të tjera shërbime. Dhe kështu jeta ekonomike dhe ajo sociale rifiton një kuptim, një motivim. Por këtë nuk duhet ta bëjë detyrimisht Edi Rama. Këtë mund ta bëjnë fare mirë atyre që u dhimbset qyteti i tyre dhe që marrin inisitiva kurajoze, pa i mbajtur duart hapur nga kryeministri se mos u hedhë lëmosha ekzistence.

Vetë Llakaj mund të kontribuonte me diçka të tillë. Dhe ky do ishte modeli më i mirë për t’u ndjekur dhe nga të tjerë. Gjithmonë, nëse për një moment zgjedh të jesh serioz, pa qenë nevoja të bësh humor me patjetër në gjëra kaq serioze! /tesheshi.com/                                                                                                                                                        

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Si të përgatisim salcën beshamel

Si të përgatisim salcën beshamel

Thesare nga oborri i shtëpisë: gjetjet rastësore që rezultuan në zbulime të jashtëzakonshme

Thesare nga oborri i shtëpisë: gjetjet rastësore që rezultuan në zbulime të jashtëzakonshme

Krah për krah kundër Izraelit: i krishteri lutet me muslimanët e Jerusalemit në Al Aqsa

Krah për krah kundër Izraelit: i krishteri lutet me muslimanët e Jerusalemit në Al Aqsa

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni