Një iluzion i ri optik është duke u përhapur gjerësisht në internet. Protagonistët janë dy zemra: në një shikim të parë mendohet se janë me të njëjtën ngjyrë, por në fakt nuk është aspak kështu.
Të dyja kanë të njëjtën ngjyrë, por me nuanca të ndryshme: e kuqe e shndritshme dhe jo lejla/vjollcë, siç duket. Ajo që çon në gënjimin e trurit është afërsia mes tyre dhe kontrasti me sfumaturat që ndodhen përreth.
Siç shpjegohet në Daily Mail, nëse i zmadhojmë vijat që rrethojnë zemrat, ato nuk kanë të njëjtën ngjyrë. Në imazhin e parë vijat blu na bëjnë që zemra të duket si në ngjyrë vjollcë, ndërsa në imazhin e dytë vijat janë jeshile. /tesheshi.com/