Ky është momenti i veçantë ku uji ngrin sa hap e mbyll sytë, në momentin që përballet me ajrin e ftohtë dhe temperaturat e ulëta në veri të Kinës.
Videoja e mëposhtme tregon një burrë që rri në ambient të hapur dhe hap një shishe me ujë të pijshëm.
Temperaturat ekstremisht të ulëta bëjnë që uji të kthehet në akull menjëherë, pa u derdhur ende në gotë.
Bazuar në atë që shkruajnë mediat e huaja, videoja është bërë në Hulunbuir, Inner Mongolia, më 12 dhjetor.
Një burrë me xhaketë të kuqe shikohet duke mbajtur në duar shishen e ujit, ndërsa temperatura shënon -20 gradë celcius.
Uji kthehet në akull sapo ai i hap tapën dhe mundohet ta hedhë në gotë./tesheshi.com/