Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Çfarë mund të ndodhë në seancën e Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës – flet Valmir Ismaili nga “Demokraci Plus”

by te Sheshi
26/08/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Çfarë mund të ndodhë në seancën e Demarkacionit në Kuvendin e Kosovës – flet Valmir Ismaili nga “Demokraci Plus”

Drejtues të organizatave jo-qeveritare që monitorojnë punën e Kuvendit të Kosovës paralajmërojnë se në seancën e 1 shtatorit, ku pritet të mësohet fati i Demarkacionit me Malin e Zi, mund të ngjajnë disa skenarë.

valmirismaili

Valmir Ismaili, një ngathemeluesit e organizatës “Demokraci Plus” i kundërshton zërat se kjo çështje mund të prodhojë luftë civile në vend, ndërsa sheh të mundshme protestat nëse ratifikohet marrëveshja.

Ismaili në një intervistë dhënë për portalin tesheshi.com flet edhe për aferën e përgjimeve “Pronto2”, për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve dhe liberalizimin e vizave.

Intervistoi: Blendi Gashi

Kanë mbetur edhe më pak se një javë deri në seancën plenare kur do të hidhet në votim ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi. Çfarë priti të ndodh në këtë seancë?

Krahas skenarit të miratimit të marrëveshjes, janë edhe disa skenarë tjerë që mund të mund të ndodhin në seancën e 1 shtatorit.  Mund të ndodh një përsëritje e skenave që tashmë opinion i ka parë në Kuvendin e Kosovës. Nuk përjashtohet përdorimi i gazit lotësjellës dhe mjeteve tjera të përdorura më herët nga opozita. Dallimi i vetëm me 1 shtator mund të jetë që opozita do të jetë e ndarë sa i përket mënyrës së kundërshtimit. Pra, Vetëvendosje do të insistoj që me çdo kusht dhe mjet të kundërshtoj miratimin e marrëveshjes me Malin e Zi, përderisa AAK dhe NISMA, veç janë deklaruar që kanë hequr dorë nga format ‘jo-parlamentare’ të kundërshtimit.
Skenari tjetër është që të mos mbahet fare seanca nëse koalicioni nuk arrin të mbledhë votat e nevojshme paraprakisht.  Dhe skenari i fundit mund të jetë hedhja në votim, dhe mos-miratimi i saj nga Kuvendi.

 Kjo çështje ka polarizuar tej mase edhe opinionin publik. Votimi eventual i kësaj marrëveshje a mund të rrezikoj luftë civile në vend?

Jo, qytetarët e Kosovës kanë vuajtur mjaft dhe shteti ynë nuk e ka luksin që të ketë një luftë civile. Miratimi eventual i marrëveshjes do të mund të nxiste protesta tek një numër i qytetarëve, nuk përjashtohet mundësia që ato edhe të jenë të dhunshme, por lufta civile nuk mund të ndodhë në Kosovë.

Afera “Pronto”, aktorët vështirë se mund të vihen para drejtësisë…

Të kalojmë te afera e përgjimeve “Pronto”. Si i keni parë incizimet e publikuara nga mediet? A është kjo ‘kapje e shtetit’, dhe a duhet të japin përgjegjësi akterët?

Afera “Pronto” nuk është diçka e re për Kosovën, është vetëm vazhdimësi e përgjimeve të disa viteve më parë. Ne jemi dëshmitarë që punësimet nëpër institucione publike/shtetërore dhe bordet e ndërrmarrjeve publike janë tërësisht të politizuara. Këto përgjime vetëm se i kanë vulosur ato që organizata të shoqërisë civile dhe opinionist të ndryshëm i kanë dhënë për vite të tëra.
Skandalet e zbuluara nga afera “Pronto” janë shumë serioze, prandaj prokuroria e shtetit ishte dashur t’a trajtoj këtë çështje me prioritet dhe të ndjekë akterët e përfshirë në këtë aferë. Problemi këtu është që në këtë aferë kanë dalë gjëra të cilat inkriminojnë edhe degën e drejtësisë, prandaj është pak e vështirë të pritet që personat të cilat përmenden në këtë aferë të marrin masat e duhura.

Si e shihni heshtjen e LDK-së karshi aferës së përgjimeve? A mund t’i ndal në skenë edhe LDK-së ndonjë aferë e tillë? A do të duhej të dilte LDK nga koalicioni me PDK-në?

Siç e thashë edhe më lartë, afera “Pronto” nuk është diçka e re, disa nga këto përgjime kanë dalë shumë para zgjedhjeve të vitit 2014, prandaj LDK nëse do të ishte sinqerisht kundër së kapjes së shtetit nuk do të hynte fare në koalicion me PDK. Prandaj është e kotë të pritet që LDK do të dalë nga koalicioni për diçka që ata e kanë ditur paraprakisht se ekziston.

Zgjedhjet parlamentare, më 2017-të…

A pritni të ketë zgjedhje këtë vit? Shkuarja në zgjedhje a do të ishte zgjidhja përfundimtare e krizës politike?

Mos-ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi mund të jetë një lloj katalizatori për përshpejtimin e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. Megjithatë, është pak e vështirë të thuhet nëse zgjedhjet do të mbahen këtë vit. Sipas të gjitha gjasave, zgjedhjet e ardhshme qendrore do të mbahen së bashku me zgjedhjet lokale që parashihen të mbahen në vitin 2017.

Për fund, a pritni të ndodh liberalizimi i vizave sivjet?

Pavarësisht ratifikimit apo jo të marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi, liberalizimi i vizave, përkatësisht lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës pa viza drejt BE-së nuk pritet të ndodhë para fillimit të vitit 2017. /tesheshi.com/ 

Related Posts

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Next Post
Deputetja e pavarur, Margarita Kadriu për demarkacionin: vota ime kundër, qeveria jo transparente

Deputetja e pavarur, Margarita Kadriu për demarkacionin: vota ime kundër, qeveria jo transparente

Orizi i plastikës, rast emergjence sipas EFSA

Orizi i plastikës, rast emergjence sipas EFSA

Në “Tokio 2020” medaljet do të jenë nga mbetjet e telefonave dhe tabletëve

Në “Tokio 2020” medaljet do të jenë nga mbetjet e telefonave dhe tabletëve

TË FUNDIT

  • Të fundit
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Vatikani: Bekimi i çifteve të të njëjtit seks, edhe nën Leon XIV

Vatikani: Bekimi i çifteve të të njëjtit seks, edhe nën Leon XIV

07/07/2025
Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni