Vaji i peshkut ka efekt tepër pozitiv për të mbrojtur trurin nga stresi kronik.
Ky është konkluzioni i arritur pas një studimi të kryer së fundi nga Universiteti “John Hopkins”.
Përdorimi i vajit të peshkut, është efektiv për parandalimin e çrregullimeve që lidhen me stresin post-traumatik.
Vaji i peshkut është i pasur me omega-3, përbërës i cili ndihmon në kurimin e problemeve që vijnë si pasojë e ngjarjeve traumatike.
Por po ashtu vaji i peshkut është mjaft efektiv për të mbrojtur trurin nga efektet negative të stresit kronik.