Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Çfarë kërkon Turqia nga NATO?

Ankaraja nxjerr në pah kontradiktat, mospërputhjet dhe mangësitë e Aleancës

by te Sheshi
08/06/2022
in Diplomaci, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Çfarë kërkon Turqia nga NATO?

Nga Yasin Aktay

Një nga arsyet e pushtimit rus të Ukrainës, dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, ishin përpjekjet e këtij vendi për t’u bashkuar me BE-në dhe NATO-n. Përpjekja erdhi jo vetëm nga Ukraina, por edhe nga NATO, dhe qëllimi i kësaj të fundit ishte të kalonte nga mbrojtja e Ukrainës në krijimin e një lëvizjeje potenciale kundër Rusisë, duke e rrethuar këtë fuqi botërore, rivale e përjetshme e Perëndimit.

Së paku, kështu e shikonte Rusia këtë proces. Në fakt, qëndrimi i Rusisë nuk mund të konsiderohet krejtësisht i gabuar, pasi këtë qëndrim nuk e fshihnin as Shtetet e Bashkuara dhe kjo nuk ishte diçka e fshehur as në diskursin ekspansionist të NATO-s. Nga ana tjetër, Rusia ka thënë hapur që në fillim se prania e bazës së NATO-s në Ukrainë do të konsiderohej kërcënim dhe agresion ndaj saj.

Sigurisht, kjo ishte e pritshme. Detyra e NATO-s ishte të ndërmerrte hapa për t’u përgatitur për një sulm të tillë, që në thelb pritej nga Rusia. Megjithatë, për ata që vëzhgonin nga jashtë, parashikimet nuk sugjeronin që Ukraina, në një farë mënyre, do të lihej të përballej me veten kundër agresionit të mundshëm rus pas gjithë këtyre hapave të ndërmarrë nga NATO.

A ka marrë fund miti i NATO-s?

Çfarë ka bërë mburoja mbrojtëse e NATO-s për të kundërshtuar agresionin rus? Kjo ishte pyetja e parë e madhe në këtë aventurë dhe mjaftoi për të sugjeruar se si mund të ketë marrë fund miti i NATO-s. Megjithatë, ndërsa pushtimi rus i Ukrainës vazhdoi, ne pamë gjithashtu se si Suedia dhe Finlanda, veçanërisht, shpallën se nuk do të pranonin anëtarësimin në NATO, dhe më pas të dy vendet aplikuan për anëtarësim në Aleancë.

Ndoshta këto dy vende mendonin se NATO ishte zgjidhja e çështjes së Ukrainës dhe ndoshta ata donin të njëjtën zgjidhje për veten e tyre. Por çfarë mund të shpresojmë dhe të presim nga Aleanca që nuk e mbrojti Ukrainën?

Turqia ka folur prej kohësh për dimensionet e NATO-s që kanë dëmtuar anëtarët e saj, në vend që të ofrojë shërbimin që pritet prej saj. Edhe pse një nga parimet më të rëndësishme të marrëveshjes së NATO-s thotë se “çdo kërcënim apo sulm ndaj një anëtari do të konsiderohet si sulm kundër të gjithë anëtarëve”, disa shtete anëtare të Aleancës janë shfaqur si mbështetës të kërcënimit separatist ndaj Turqisë.

Ndërsa SHBA, anëtari më i fuqishëm i NATO-s, pritej të pengonin aktivitetet e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit kundër Turqisë, ne mund të shihnim se si Uashingtoni e mbështet këtë organizatë dhe kështu rrit kërcënimin. Shtetet e Bashkuara mbështesin PKK-në, e cila vepron në Siri si Partia e Bashkimit Demokratik dhe e furnizon atë me të gjitha llojet e armëve. Përveç kësaj, vetë  SHBA e kanë shpallur këtë organizatë si “terroriste”.

Shtetet e Bashkuara e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë për Turqinë, aleatin amerikan në NATO, mbështetja e saj për atë organizatë. Dihet gjithashtu se Shtetet e Bashkuara i ofrojnë strehë Fethullah Gylenit, i cili akuzohet se ka tentuar të kryejë një grusht shteti ushtarak në Turqi gjashtë vjet më parë, ndërkohë që i gjithë lidershipi drejtues dhe të gjitha aktivitetet e tyre janë vendosur nën mbrojtjen amerikane.

Një rrugë e hapur për diskutime më të thella

Një mbështetje e tillë ka lënë gjithmonë hapësirë ​​për mundësinë që Shtetet e Bashkuara, anëtare të NATO-s, të kenë luajtur një rol në grushtshtetin ushtarak të 2016-ës. Ndaj, duke vëzhguar përvojën ukrainase, mund të vëmë re se Aleanca është kthyer në një mit që nuk jep asnjë kontribut pozitiv për anëtarët e saj.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, si udhëheqës i një prej anëtarëve më të rëndësishëm të NATO-s, ka thënë se nuk do të pajtohet me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës dhe jo vetëm pse ato kanë mbështetur PKK-së, por ka tërhequr vëmendjen për faktin se NATO ka humbur funksionet e saj, gjë që mund të ketë hapur rrugën për diskutime më të thella.

Suedia dhe Finlanda janë ndër vendet kryesore në botë që mbështesin Partinë e Bashkimit Demokratik, e cila është e përfshirë në aktivitete armiqësore kundër Turqisë, një prej anëtarëve më të rëndësishëm të NATO-s, aleancës në të cilën tani duan të bashkohen. Ndërsa ofrojnë mbështetjen më të madhe për praninë e PKK-së në Evropë, ata e shohin Partinë e Bashkimit Demokratik si një lëvizje për liri në Siri dhe i ofrojnë asaj të gjitha llojet e mbështetjes së armatosur, dhe kjo mbështetje përdoret gjithashtu në sulmet kundër Turqisë.

Suedia i ka dhënë dronë Partisë së Bashkimit Demokratik, duke supozuar se do të përdoren kundër ISIS, kur në fakt ata i përdorin së bashku me PKK-në. Për të njëjtën arsye, qeveria suedeze ka vendosur që vitin e ardhshëm të mbështesë Partinë e Bashkimit Demokratik me një shumë prej 376 milionë dollarësh dhe askush nuk mund ta mohojë se kjo mbështetje përbën një kërcënim për Turqinë. Një pyetje interesante është: si ndodhi që këto dy vende, pavarësisht gjithë kësaj, aplikuan me besim për anëtarësim në NATO duke e ditur se Turqia ka të drejtën e vetos?

Kthim te detyrat bazë

Sinqerisht, ata nuk mund të kenë pritur që Turqia të bënte një kundërshtim të tillë ose t’i vërë veton. Ata mund të kenë menduar se Turqia po ndiqte vendimet e SHBA dhe nuk po merrte vendimet e saj brenda Aleancës. Fakti është se Turqia është e vendosur ta shfrytëzojë plotësisht këtë të drejtë dhe fuqi. Turqia, përveçse kritikon NATO-n për humbjen e të gjitha funksioneve të saj, po ekspozon edhe kontradiktat, mospërputhjet dhe mangësitë e Aleancës.

Kjo, natyrisht, nuk bëhet me qëllimin për të kundërshtuar NATO-n. Turqia me të drejtë është pjesë e Aleancës dhe kërkon që ajo t’i kthehet detyrave të saj bazë, të jetë konsekuente në qëndrimet e saj, t’i përmbahet marrëveshjes themeluese dhe, natyrisht, të bëhet më e fortë. Ajo dëshiron që Aleanca të ofrojë me të vërtetë siguri për anëtarët e saj, të jetë një mburojë e besueshme për t’i mbrojtur ata nga sulmet e padrejta dhe të tregojë solidaritet me të gjithë anëtarët kur përballen me një kërcënim.

Turqia nuk dëshiron shumë dhe beson se është e mundur që Suedia dhe Finlanda të bëhen anëtarë të NATO-s në një mënyrë që Aleanca të korrigjojë drejtimin e saj në përputhje me qëllimin fillestar dhe jo të bëhen anëtarë që do të forconin më tej kontradiktat e NATO-s. /tesheshi.com/

Related Posts

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll
Diplomaci

Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Next Post
Nis gjyqi: a do përfundojnë në qeli Blatter e Platini?

Nis gjyqi: a do përfundojnë në qeli Blatter e Platini?

Prostitucioni në Spanjë, ligj kundër klientëve

Prostitucioni në Spanjë, ligj kundër klientëve

Pse disa njerëz nuk e “morrën” virusin Corona?

Pse disa njerëz nuk e “morrën” virusin Corona?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Në mes të shkretëtirës: aty ku banorët e një qyteti nuk e kanë ndjerë shiun për 400 vjet

Në mes të shkretëtirës: aty ku banorët e një qyteti nuk e kanë ndjerë shiun për 400 vjet

19/05/2025
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni