Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Çfarë fsheh “Kutia e Zezë” e Jemin Gjanës sjellë nga amerikanët?

by te Sheshi
05/07/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Çfarë fsheh “Kutia e Zezë” e Jemin Gjanës sjellë nga amerikanët?

Një deklaratë politike e Jemin Gjanës, ish-ministrit të Bujqësisë në qeverisjen e PD-së dhe sot kryetar i komisionit zgjedhor për kryetarin e ri, ka kaluar pa marrë vëmendjen e duhur publike.

Për herë të parë, një zyrtar i Partisë Demokratike ka pranuar hapur atë që tesheshi.com e publikoi në muajin maj, pikërisht kur Tiranën e vizitoi zyrtari i lartë i DASH-it, Hoyt Brian Yee.

Jemin Gjana, deklaroi në një intervistë për Gazeta Shqiptare se dosja që ka sjellë Yee, përbën pak a shumë “kutinë e zezë” të qeverisjes së Partisë Demokratike për 8 vjet me radhë.

Madje Gjana, këtë “kuti të zezë” e krahasoi me atë tjetrën, që i ndjeri Safet Zhulali pati deklaruar se “nëse hapet kutia e zezë e vitit 1997, në Shqipëri bëhet hataja”.

Pas asaj deklarate, Safet Zhulali ndërroi jetë shpejt, dhe natyrisht “kutia e zezë” e vitit 1997 mbeti e pahapur; dhe secila palë bën variacionin e saj, sa herë duhet një interpretim historik.

Megjithatë, deklarata e Jemin Gjanës, i cili doli në media për të mbrojtur Lulzim Bashën dhe për të sulmuar kundërshtarët e tij, duket se përbën një taktikë të fortë paralajmëruese.

Dhe është fakt, se pas intervistës së Gjanës, ka rënë intensiteti i sulmeve ndaj Bashës, kryesisht prej “peshave të rënda”- ish-ministrave të PD-së.

Arben Imami, për shembull nuk ka folur më. Ridvan Bode fare, dhe Genc Ruli gjithashtu dha vetëm intervistën në ABC Neës; ndërsa e vetmja që ka vazhduar polemikën është Jozefina Topalli.

Kush ja dha informacionin Gjanës për të përmendur “kutinë e zezë” të sjellë nga Hoyt Yee në PD përpara se të firmoset marrëveshja e 18 majit, Lulzim Basha apo Sali Berisha, Pasi vetëm ata të dy kanë qenë në dijeni?

Nga intervista që Gjana dha kundër rivalëve të Lulzim Bashës, del qartë se përfituesi i gjithë kësaj deklarate është kryetari i “ngrirë” i PD-së, i cili u dërgon një mesazh të qartë kundërshtuesve të tij, se i ka hequr nga lista, pasi ata janë në “kutinë e zezë” të amerikanëve.

Si “lëvizje”, kjo duket më shumë shantazh, por që do të ishte më mirë sikur Basha të dilte e të thoshte hapur: “Kemi të dhëna nga partnerët që ish-qeveritarët tanë nuk janë sjellë mirë me pasurinë publike”.

Do të ishte sjellje korrekte dhe e përtypshme për të gjithë. Fundja, vetë Basha disa herë thotë që ndërkombëtarët i kanë thënë atë apo këtë për drogën, krimin, korrupsionin etj.

Pse të mos e ndajë edhe një informacion të tillë edhe për familjen e tij politike?

Do të ishte më e pastër loja dhe më e qartë për të gjithë.

Transparenca në këtë pikë do t’i bënte mirë PD-së edhe në sqarimin e pozicionit të saj në lidhje me reformën në drejtësi.

“Kutia e Zezë” që përmendi Gjana është “nyja gordiane” e politikës shqiptare e jo vetëm e PD-së.

Pra bëhet fjalë për dosjen e madhe të korrupsionit që amerikanët e zotërojnë të plotë dhe do t’ja dorëzojnë Prokurorisë Speciale që të nisë më pas hetimet për korrupsion.

Dhe duket se “kutia e zezë” ka të bëjë edhe me qëndrimin e disa ish-deputetëve të PD-së në lidhje me reformën në drejtësi.

Në korrikun e vitit 2015, ndodhi ngjarja më e rëndësishme, ku Partia Demokratike zyrtarisht mori edhe njollën më të madhe në sy të ndërkombëtarëve.

Përpara votimit të reformës, ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Donald Lu dhe ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, shkuan në grupin parlamentar të PD-së dhe shpjeguan qëndrimin e ndërkombëtarëve në rast se Partia Demoratike do të refuzojë ta votojë.

Disa deputetë të PD-së, pas asaj mbledhje u kthyen në kundërsulm, duke ngritur teorinë e “sovranitetit”.

Pikërisht në atë mbledhje ndodhi edhe përplasja me Perëndimin, ku media afër opozitës nuk lanë akuzë e sharje pa lëshuar ndaj Lu dhe Vllahutin.

Por gjithsesi Donald Lu nuk foli konkretisht apo shpërndau të dhëna mbi atë që SHBA-ja di për aktivitetin e disa politikanëve në Shqipëri, kryesisht ato të PD-së.

Materialet e “kutisë së zezë” i solli zyrtari i lartë i DASH, apo i dërguari i Trump për Ballkanin, Hoyt Brian Yee më vonë.

“Kutia e Zezë”, siç duket ka kondicionuar politikën shqiptare për tre vjet me radhë, ku është harxhuar energji kaq e madhe vetëm për të penguar nisjen e më pas zbatimin e reformës në drejtësi.

Një reformë që më shumë se për pastrimin e drejtësisë, duket qartë se është mbështetur nga SHBA e BE vetëm që të nisë pastrimi real i politikës shqiptare nga “idhujt e rremë” që kanë dominuar për 25 vjet, por që tashmë janë të terrorizuar nga hapja e “kutisë së zezë”.

Marrëveshja e 18 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, me ndërhyrjen e Uashingtonit dhe Berlinit, bazën e saj e ka pikërisht në “bashkëqeverisjen” mes PS-së dhe PD-së për të mbyllur reformën në drejtësi.

Për të ngritur institucionet e reja të drejtësisë duhen 84 vota, pra duhet një angazhim i përbashkët PD-PS për të ndërmarrë ndoshta hapin më të rëndësishëm konkret të Kuvendit: të zgjedhin Kryeprokurorin Special që do të fillojë arrestimet e “peshqve të mëdhenj”.

Po të vihet re me kujdes, sulmi i rëndë ndaj Lulzim Bashës nga kundërshtarët e tij brenda PD-së, po konsiston në largimin e tij të shpejtë nga selia, nga institucioni i kreut të opozitës, me qëllim që vendimet e grupit parlamentar të PD-së që kontrollohet nga Basha të neutralizohen nga selia blu e riogranizuar.

Basha, e di mirë këtë, ndaj nuk ka dhënë dorëheqje, pasi një veprim i tillë ngjan sikur Edi Rama të largohej nga qeveria para zgjedhjeve, kur Basha ja kërkonte nga çadra.

Dhe për të treguar forcën e tij, apo më mirë mbështetjen ndërkombëtare që ja jep këtë forcë, Basha ka nxjerrë Jemin Gjanën që të bëjë deklaratën e fortë për “kutinë e zezë”.

Deklaratë që është ekuivalente me mesazhin që ambasada amerikane u dërgoi deputetëve një për një, pikërisht para miratimit të reformës në drejtësi.

Mbrëmë, ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim kokë më kokë dhe misterioz me Astrit Patozin.

Sjellja politike e kandidatit të paregjistruar për kryetar,  në ditët e ardhshme do të tregojë nëse ka pasur efekt kërcënimi për “kutinë e zezë”, apo do të ketë variacion të ri mbi temën e “sovranitetit” /tesheshi.com/

Related Posts

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991
Analizë

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…
Politikë

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025
Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Next Post
Lushtaku i Drenicës, pas daljes nga burgu pret të dëmshpërblehet

Lushtaku i Drenicës, pas daljes nga burgu pret të dëmshpërblehet

Basha shpall të dështuar misionin e “teknikëve” të tij: zgjedhjet u blenë!

Basha shpall të dështuar misionin e “teknikëve” të tij: zgjedhjet u blenë!

Sodë buke për një fytyrë të pastër

Sodë buke për një fytyrë të pastër

TË FUNDIT

  • Të fundit
Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

Leximi sot i kësaj fotoje të vitit 1991

14/05/2025
Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

14/05/2025
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni