Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Çfarë do të thoshte një luftë Izrael-Iran për ekonominë globale?

Ç’ ndodh në portofolet e botës nëse tensionet nuk vihen nën kontroll

by te Sheshi
18/06/2025
in Ekonomi, Kryesore, Të tjera
Reading Time: 6 mins read
A A
Çfarë do të thoshte një luftë Izrael-Iran për ekonominë globale?
47
SHARES

Nga Alex Kozul-Wright, Al Jazeera

Ndërsa Izraeli dhe Irani shkëmbejnë breshëri vdekjeprurëse për ditë më rradhë, shqetësimet po shtohen se konflikti do të përhapet në një prej rajoneve kyçe të prodhimit të naftës dhe gazit në botë. Tregjet e aksioneve, të tronditura fillimisht nga sulmi i papritur i Izraelit të premten, tashmë janë stabilizuar.

Një ditë pasi Izraeli vrau disa nga komandantët më të lartë ushtarakë dhe shkencëtarët bërthamorë të Iranit, duke dëmtuar edhe disa nga objektet e tij bërthamore, të shtunën goditi sektorin iranian të karburanteve fosile. Media shtetërore iraniane raportoi për një zjarr në fushën e gazit të Parsit të Jugut. Sipas autoriteteve iraniane, më shumë se 220 persona janë vrarë nga sulmet izraelite, përfshirë të paktën 70 gra dhe fëmijë.

Irani iu përgjigj me një breshëri raketash balistike dhe sulmesh me dronë. Një përqindje e vogël e tyre arriti të depërtojë mbrojtjet izraelite, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 24 personave.

Në platformën e tij, Truth Social, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, paralajmëroi Teheranin se “sulmet e planifikuara tashmë” do të ishin “edhe më brutale”, duke shtuar: “Irani duhet të arrijë një marrëveshje [për programin e tij bërthamor] para se të mos mbetet asgjë.”

Ndërsa konflikti midis dy fuqive më të mëdha ushtarake të Lindjes së Mesme po shkon drejt një lufte në shkallë të plotë, tregjet financiare dhe sektori i aviacionit po pësojnë goditje. Analistët po vëzhgojnë me kujdes çmimet e naftës, ndërsa investitorët po kërkojnë streha të sigurta si ari. Ekspertët paralajmërojnë se një luftë e vërtetë mund t’i përkeqësonte gjërat – madje shumë më keq.

Çfarë ka ndodhur me çmimin e naftës?

Nafta Brent, si referencë globale, arriti në 74.60 dollarë për fuçi herët të hënën. Kjo shënoi një rritje prej pothuajse 7 për qind krahasuar me të enjtën, një ditë përpara sulmit të papritur të Izraelit.

Pjesa më e madhe e naftës së botës dhe mallrave të tjerë kyç, si gazi natyror, kalojnë nëpër rrugët detare tepër të ngarkuara të Lindjes së Mesme, duke përfshirë Ngushticën e Hormuzit. Kjo ngushticë, një rrugë e ngushtë ujore  e cila ndan Iranin nga shtetet e Gjirit, lidh Detin Arabik me Oqeanin Indian.

Ajo shërben si një kalim për një të tretën e furnizimeve botërore të naftës detare, duke transportuar afërsisht 21 milionë fuçi çdo ditë. Në pikën e saj më të ngushtë, është 33 km (21 milje) e gjerë. Korsitë e lundrimit detar janë madje edhe më të ngushta, duke i bërë ato të cenueshme ndaj sulmeve.

Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka ringjallur një pyetje dhjetëra vjeçare: A do ta mbyllë Teherani këtë pikë strategjike detare, duke shkaktuar një rritje të shpejtë të çmimit të naftës? Agjencia iraniane e lajmeve IRINN, duke cituar ligjvënësin kyç konservator Esmail Kosari, raportoi se Teherani po shqyrton mbylljen e ngushticës ndërsa konflikti me Izraelin intensifikohet.

Sipas Goldman Sachs, një skenar i rastit më të keq, që përfshin bllokada në Ngushticën e Hormuzit, mund t’i çojë çmimet e naftës mbi 100 dollarë për fuçi. Sidoqoftë, gjatë Luftës Iran-Irak nga viti 1980 deri në 1988, gjatë së cilës të dy vendet shënjestruan anijet tregtare në Gjirin Persik, Hormuzi nuk u mbyll kurrë plotësisht. Për më tepër, çdo përpjekje për të bllokuar Ngushticën e Hormuzit ka të ngjarë të dëmtonte vetë eksportet e Teheranit, veçanërisht drejt Kinës, duke i prerë të ardhura jetike.

Sipas Hamzeh Al Gaaod, analist ekonomik në TS Lombard, një firmë kërkimore strategjike dhe politike, “pasojat e mbylljes së ngushticës do të ishin shkatërrimtare për vetë Teheranin”.

A janë prekur normat globale të inflacionit?

Kur çmimet e naftës rriten, edhe kostoja e prodhimit shënon rritje. Kjo, në fund, u kalon konsumatorëve, sidomos për mallrat që kërkojnë energji të lartë, si ushqimi, veshjet dhe produktet kimike. Vendet importuese të naftës në mbarë botën mund të përjetojnë inflacion më të lartë dhe rritje ekonomike më të ngadaltë, nëse konflikti vazhdon.

Për më tej, analistët paralajmëruan se bankat qendrore do të përballeshin me një fleksibilitet të reduktuar të politikave në përpjekje për të kontrolluar rritjen e çmimeve. “Bankierët qendrorë nga G7 janë aktualisht në një cikël uljeje të normave të interesit, dhe për pasojë, do të shqetësohen për një goditje të mundshme të çmimit të energjisë,” tha Al Gaaod për Al Jazeera.

Banka e Anglisë ka ulur së fundmi normën bazë të interesit të Mbretërisë së Bashkuar në 4.25 për qind. Ndërkohë, Rezerva Federale e SHBA-së ka hequr dorë nga ulja e normave pas tarifave të Trumpit, të vendosura ndaj pothuajse të gjitha vendeve që kur ai u kthye në pushtet në janar.

Si u përgjigjën tregjet?

Wall Street pësoi një goditje. Të premten, indekset S&P 500 dhe Nasdaq Composite humbën respektivisht 1.1 dhe 1.3 për qind. Në Lindjen e Mesme, indeksi i referencës i Egjiptit EGX 30 ra me 7.7 për qind të dielën, ndërsa indeksi i Bursës së Tel Avivit 35 ra me 1.5 për qind.

Edhe aksionet evropiane shënuan rënie pas lajmit të sulmeve të Izraelit. DAX i Gjermanisë dhe CAC 40 i Francës ranë pak më shumë se 1.1 për qind në fund të javës së kaluar, ndërsa FTSE 100 i Mbretërisë së Bashkuar përfundoi 0.5 për qind më poshtë të premten.

Megjithatë, disa kompani britanike shënuan rimëkëmbje. BAE Systems, një kontraktor i mbrojtjes, u rrit me pothuajse 3 për qind të premten, duke pasqyruar shqetësimet se tensionet mund të përshkallëzoheshin. Në SHBA, çmimet e aksioneve të furnizuesve ushtarakë, duke përfshirë Lockheed, Northrop Grumman dhe RTX, gjithashtu u rritën.

Në anën tjetër, kompanitë e naftës BP dhe Shell shënuan rritje në vlerë, me të parën që e mbylli ditën me gati 2 për qind më lart dhe të dytën me pak më shumë se 1 për qind më lart. Çmimi i arit po tregtohej gjithashtu rreth 1 për qind më lart të premten, në 3,426 dollarë për ons, pranë rekordit të lartë prej 3,500 dollarësh që arriti në prill.

Të hënën, investitorët zbutën disi pozicionet e tyre mbrojtëse, me çmimet e naftës dhe arit që ranë dhe ato të aksioneve që u rritën. “Duket se tregjet po parashikojnë që konflikti do të mbetet relativisht i përmbajtur. Kryesorja është se Irani nuk ka sulmuar asnjë aset ushtarak amerikan në rajon,” theksoi Al Gaaod.

Cili ka qenë ndikimi në sektorin e aviacionit pas mbylljes së hapësirave ajrore?

Disa linja ajrore kanë pezulluar ose anuluar fluturimet në Lindjen e Mesme, ndërsa disa vende kanë mbyllur hapësirën e tyre ajrore. Më poshtë jepet një listë e disa fluturimeve të pezulluara dhe të ri-drejtuara:

Emirates, linja ajrore më e madhe e Lindjes së Mesme, njoftoi se ka pezulluar fluturimet drejt dhe nga Iraku, Jordania, Libani dhe Irani deri më 30 qershor, me fluturimet drejt Libanit të ndërprera deri të dielën.

Etihad Airways ka anuluar të gjitha fluturimet midis Abu Dhabit dhe Tel Avivit deri të dielën. Kompania ajrore po ridrejton gjithashtu disa shërbime të tjera dhe ka këshilluar klientët të presin përditësime lidhur me statusin e fluturimeve të tyre.

Qatar Airways ka anuluar përkohësisht fluturimet drejt Iranit, Irakut dhe Sirisë për shkak të tensioneve të vazhdueshme, duke këshilluar pasagjerët të kontrollojnë statusin e fluturimeve të tyre para se të udhëtojnë.

Në vende të tjera, agjencia zyrtare e lajmeve IRNA e Iranit raportoi se autoritetet e aviacionit kanë mbyllur hapësirën ajrore të vendit deri në një njoftim të dytë.

Të premten, Iraku gjithashtu mbylli hapësirën e tij ajrore dhe pezulloi të gjithë trafikun në aeroportet e tij, raportoi media shtetërore irakiane. Lindja e Irakut është shtëpia e një prej korridoreve ajrore më të ngarkuara në botë. Dhjetëra fluturime kalojnë atje në çdo moment, duke lidhur Evropën me Gjirin – shumë prej tyre në rrugë nga Azia drejt Evropës.

Autoriteti i aviacionit civil i Jordanisë deklaroi se kishte mbyllur “përkohësisht” hapësirën ajrore jordaneze “në parashikim të çdo rreziku që mund të rezultojë nga përshkallëzimi i situatës në rajon”.

Për Al Gaaod, “mund të ketë një ndërprerje afatshkurtër për turizmin e Lindjes së Mesme, por vetëm për rreth një muaj. Dyshoj se turizmi do të rimëkëmbet shpejt.” Ai bëri një parashikim të ngjashëm për tregjet financiare globale: “Për sa kohë që sulmet mbeten të përmbajtura, mendoj se çmimet e aksioneve do të vazhdojnë të rimëkëmben nga java e kaluar.” /Tesheshi.com/

Related Posts

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?
Kryesore

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?
Kritikë

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Next Post
Kërcënimi i Khamenei-t

Kërcënimi i Khamenei-t

Berisha quan “sukses” dy mbrapshti të Enver Hoxhës

Berisha quan “sukses” dy mbrapshti të Enver Hoxhës

Pse kjo studiuese ruse në Harvard rrezikon deportimin nga SHBA?

Pse kjo studiuese ruse në Harvard rrezikon deportimin nga SHBA?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni