Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Çështje në Gjermani: me apo pa Kinën?

Mercedes-Benz cili shet tre herë më shumë makina në Kinë sesa në SHBA

by te Sheshi
15/10/2022
in Ekonomi, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Çështje në Gjermani: me apo pa Kinën?

Gjermania nuk duhet të distancohet nga Kina, kanë paralajmëruar liderët e biznesit, duke kritikuar ashpër propozimin e ministrisë së ekonomisë për të marrë në konsideratë të gjitha investimet në Kinë dhe për të ndryshuar strategjinë e saj drejt ekonomisë së dytë më të madhe në botë.

Propozimi supozohej të zvogëlonte atraktivitetin e Kinës për biznesin dhe do të kishte pasoja të mëdha për kompanitë gjermane, ndaj dhe u hoq shpejt, konfirmuan për Reuters një burim në ministri dhe një drejtues biznesi i paidentifikuar.

Të mërzitur që nuk u konsultuan sa duhet në procesin e hartimit, drejtorët ekzekutivë të kompanisë reaguan ashpër në një takim me ministrin e Ekonomisë Robert Habeck.

Edhe pse nuk u arrit asnjë përfundim gjatë video-telefonatës së 21 shtatorit, takimi, sipas dy pjesëmarrësve, hodhi dritë mbi ankthin në qarqet e biznesit mbi përpjekjet e qeverisë për të ndryshuar marrëdhëniet e saj me Kinën.

Sipas dy burimeve, në takim morën pjesë drejtorët ekzekutivë të gjigantit kimik BASF, Deutsche Bank dhe grupit industrial Siemens.

Kompanitë nuk deshën t’i përgjigjen kërkesës së Reuters për të komentuar takimin dhe ministria e ekonomisë nuk pranoi të komentojë.

Qëndrim më i ashpër ndaj Kinës

Partia e Gjelbër, e cila drejton ministrinë, ka mbrojtur prej kohësh mbajtjen e një qëndrimi më të ashpër ndaj Kinës dhe ministri Habeck tha muajin e kaluar se Gjermania do të mbante një qëndrim më të ashpër ndaj tregtisë me ekonominë e dytë më të madhe në botë, kujton Reuters.

Propozimi i ministrisë buron nga dëshira për të kufizuar transferimin e teknologjive të caktuara dhe për të shmangur rritjen e varësisë në disa sektorë, tha një nga pjesëmarrësit në takim dhe një burim qeveritar.

“Ne vetëm mund të paralajmërojmë se Gjermania nuk duhet të distancohet nga Kina,” tha Markus Jerger, kreu i Organizatës Mittelstand, e cila përfaqëson më shumë se 900,000 kompani të vogla dhe të mesme, gjaku i ekonomisë më të madhe të Evropës.

“Është gabim të bllokosh aktivitetet e ekonomisë gjermane në Kinë, siç dëshiron ose po përpiqet të bëjë ministria e ekonomisë”, tha Jerger, i cili mori pjesë edhe në takimin me Habeck.

Mosmarrëveshjet janë gjithashtu të pranishme brenda qeverisë së koalicionit tre-anëtarësh që mori detyrën në dhjetor dhe do të publikojë dokumentin e parë mbi strategjinë e re të Gjermanisë për Kinën vitin e ardhshëm, vëren Reuters.

Partnerët më të vegjël të koalicionit, të Gjelbrit dhe Demokratët e Lirë liberalë, kanë një qëndrim më të ashpër se socialdemokratët (SPD) të kancelarit Olaf Scholz, të cilët nuk duan të ndjekin shembullin e SHBA-së dhe të provokojnë një Luftë të Ftohtë me Kinën.

“Ndarja është përgjigja e gabuar. Nuk kemi pse të ndahemi nga disa vende”, tha Scholz në fillim të javës, i cili planifikon të vizitojë Kinën deri në fund të vitit.

“Unë them me vendosmëri se ne duhet të vazhdojmë të bëjmë biznes me Kinën”, tha kancelari gjerman.

Investimet gjermane në Kinë dhe tregtia me gjigantin aziatik arritën nivele rekord në gjysmën e parë të vitit dhe kompanitë e mëdha thonë se një tërheqje nuk mund të diskutohet.

Një e treta e të gjitha investimeve evropiane në Kinë në periudhën 2018-2021 janë bërë së bashku nga Mercedes-Benz, Volkswagen, BMW dhe BASF, sipas një studimi nga Rhodium Group, një kompani kërkimore me qendër në New York.

“Është e pamundur të ndash plotësisht Kinën nga Evropa”, thekson zëdhënësi i Mercedes-Benz, i cili shet tre herë më shumë makina në Kinë sesa në SHBA. Dy kompani kineze janë aksionerët më të mëdhenj të saj.

BMW dhe Volkswagen i thanë Reuters se po i përmbaheshin investimeve më të mëdha të planifikuara në marrëveshje afatgjata në Kinë.

Në takimin me ministrin e Ekonomisë, drejtuesit e kompanive të mëdha u përpoqën të shpjegojnë se nuk janë naivë kur bëhet fjalë për Kinën dhe se kërkojnë mundësi të reja paralelisht me zgjerimin e biznesit, thanë dy pjesëmarrësit.

Ministri premtoi vazhdimin e dialogut me komunitetin e biznesit dhe një takim tjetër është planifikuar për tremujorin e parë të vitit të ardhshëm, sipas dy burimeve.

“Ai mëson shumë shpejt, është shumë i gatshëm të dëgjojë”, tha njëri prej tyre. “Problemi i vetëm është se fillon nga e para”, shtoi ai.

Në Ministrinë e Ekonomisë nuk kanë dashur të komentojnë as informacionet për takimin e fillimit të vitit të ardhshëm dhe as për komentet për ministrin Habeck. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Politikë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Next Post
Ikjet, Rama thotë atë që s’thuhej deri tani…

Ikjet, Rama thotë atë që s’thuhej deri tani…

Guardian: Perëndimi, me skenar për një sulm bërthamor rus

Guardian: Perëndimi, me skenar për një sulm bërthamor rus

Tronditje për kampionët aktualë të botës: pa dy yje të mëdhenj në Botëror

Tronditje për kampionët aktualë të botës: pa dy yje të mëdhenj në Botëror

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni