Në seancën e sotme në parlament, kreu i deputetëve socialist Taulant Balla, i akuzuar nga kreu demokrat Basha se një Toyota me para e kapur në Durrës ka lidhje me të, jo thjesht e ka përgënjeshtruar; Balla ka ofruar një foto nga zyra e Bashës, duke thënë se aty ndodhet vëllai i dy prej të kërkuarve nga policia si porositës së sasisë së eurove në automjetin e ardhur nga Gjermania
“I vëllai i dy personave të shpallur në kërkim foto me Bashën në zyrat e PD-së. A u shërbeu Basha vëllait të tyre?”, tha Balla.
“Njofton vëllain e mikut nga foltorja e Kuvendit që të mos kalonte nga Ankona. Dyshoj se Toyota Auris po e prisje ti. Vure në rrezik një operacion të suksesshëm policie”, shtoi socialisti, që më pas theksoi faktin se ka bërë kallzim penal për kryedemokratin në lidhje me akuzën që i është bërë. /tesheshi.com/