I dërguari special për dialog midis Serbisë dhe Kosovës Richard Grenell shtyu takimin në Shtëpinë e Bardhë, të planifikuar më parë për të shtunën, 27 qershor, pasi Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti e njoftoi se anullonte udhëtimin.
Grenell njoftoi në rrjetin social Twitter se e kupton vendimin e kryeministrit të Kosovës për të mos ardhur në Uashington për takimin, dhe shtoi se ai është duke punuar për ndryshimin e datës së takimit.
“Ne e kuptojmë vendimin tuaj dhe mezi presim të organizojmë një takim të ri së shpejti,” shkroi diplomati amerikan në Twitter, duke shtuar postimin e Hoti në të njëjtin rrjet social.
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti njoftoi se nuk mund të marrë pjesë në mbledhjen e delegacioneve të Serbisë dhe Kosovës më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë.
Hoti shkruajti në Twitter se, për shkak të situatës së shkaktuar nga aktakuza e Prokurorisë Speciale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, ai e informoi të dërguarin Grenell se nuk mund të merrte pjesë në takim.
“Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë për shkak të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale, unë duhet të kthehem në vendin tim për t’u marrë me këtë situatë. Unë e njoftova ambasadorin Grenell se nuk mund të merrja pjesë në takimin në 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”, tha kryeministri i Kosovës. /tesheshi.com/