Vitin e kaluar, një nëndetëse goditi rrënojën me famë botërore të Titanikut, por qeveria amerikane i mbajti sekret informacionet për incidentin, tha gjykatës që po merret me çështjen.
Autoritetet e SHBA-së nuk kanë thënë që një nëndetëse prej 35 milion dollarësh e marrë nga një kompani britanike ka goditur një anije të mbytur, sipas Telegrafit britanik, i cili u njoh me padinë.
Një drejtues i ekspeditës pranoi se nëndetësja Triton goditi rrënojën e Titanikut në korrik të vitit të kaluar kur piloti humbi kontrollin për shkak të “rrymës jashtëzakonisht të fortë dhe shumë të paparashikueshme”. Tritoni më pas iu afrua rrënojave të anijes legjendare, në interes të një grupi aventurierësh që donin të bënin foto të reja të Titanikut.
Kjo është përplasja e parë e njohur e një nëndetëseje me Titanikun historik që kur rrënoja u gjet në 1985.
Kompania udhëtimeve aventureske EYOS konfirmoi incidentin, por tha se nuk kishte dëme të konsiderueshme në rrënojat gjatë përplasjes. Sidoqoftë, ekspertët paralajmërojnë se çdo dëmtim shtesë në strukturën e mbeturinave mund të bëjë që ajo të përkeqësohet edhe më shpejt. /tesheshi.com/