Ministri i ri i Rendit Bledi Çuçi konfirmoi thirrjen në ndihmë të hetuesve gjermane në lidhje me një detaj në vrasjen e Klodian Rashës, 26-vjeçarit që u qëllua nga një efektiv policor në mesnatë, në një rrugicë në Laprakë.
E gjitha ka të bëjë me një pistoletë të gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes, në një pellg me ujë, pa shenja gishtërinjsh, dhe gati e palidhur logjikisht me vrasjen e të riut.
Është kërkuar të vijën ekspertë gjermanë për pistoletën…Po hetohet tentativa nëse është bërë, për të fshehur ngjarjen”, tha Çuciç në Open.
Sipas tij, po hetohen gjithashtu dhe deklarimet e policisë pak pas ngjarjes.
“Po hetohet edhe për këtë, mbi kontradiktat e deklaratave të policisë, a ka një tentativë për ta fshehur ngjarjen apo jo? Po hetohet me seriozitet edhe kjo”, theksoi ministri Çuçi. /tesheshi.com/