Rusia nuk ka asnjë arsye për të ndaluar sulmet dhe operacionet e saj në Sri. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov. Ai ka shtuar se Moska do të paraqesë në Monako propozimet e saj pragmatike për një armëpushim në Siri.
“Nuk shikojmë asnjë arsye se përse duhet të ndalojmë operacionet ajrore derisa terroristët të mos jenë mposhtur”,- ka thënë Lavrov. Sipas Interfax, ministri i Jashtëm rusi është përgjigjur kërkesës së bërë nga ana e opozitës siriane në Gjenevë.
Ditën e djeshme, Sekretari i Shtetit, John Kerry kërkoi një armëpushim dhe një “qasje të plotë humanitare” në negociatat e bazuara në rezolutën e OKB-së “të votuar edhe nga Rusia.” /tesheshi.com/