Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ç’është “Iniciativa e Tre Deteve” së cilës i janë bashkuar Mali i Zi dhe Shqipëria?

Një platformë politike joformale nxitur nga kërcënim rus ndaj Europës

by te Sheshi
30/04/2025
in Gjeopolitikë, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Ç’është “Iniciativa e Tre Deteve” së cilës i janë bashkuar Mali i Zi dhe Shqipëria?
51
SHARES

Mali i Zi dhe Shqipëria iu bashkuan zyrtarisht Iniciativës së Tre Deteve (3SI) gjatë samitit jubilar të dhjetë të mbajtur në Varshavë, duke e çuar numrin e anëtarëve të kësaj platforme rajonale në 15 vende nga rajonet e Adriatikut, Balltikut dhe Detit të Zi.

Iniciativa e Tre Deteve është një platformë politike joformale që bashkon vendet e Evropës Lindore dhe Qendrore përgjatë Detit Baltik – Adriatik – të Zi.

Sa anëtarë ka Iniciativa?

Nisma ka bashkuar deri më sot 13 shtete anëtare të BE-së: Austria, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Estonia, Greqia, Letonia, Lituania, Hungaria, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia, dhe së fundi i janë bashkuar Mali i Zi dhe Shqipëria.

Anëtarët e asociuar janë Ukraina dhe Moldavia, ndërsa Turqia dhe Spanja janë propozuar si aleatë të rinj strategjikë.

Cili është qëllimi i Iniciativës?

Qëllimi është të forcohen ndërlidhjet Veri-Jug brenda BE-së, veçanërisht në sektorët e energjisë, transportit dhe dixhitalit.

Platforma ka mbështetje të fortë nga SHBA-të, ndërsa Gjermania, Japonia dhe Komisioni Evropian janë gjithashtu partnerë strategjikë.

Çfarë është Iniciativa e Tre Deteve?

Iniciativa e Tre Deteve është para së gjithash një projekt politik që synon përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimin e vendeve pjesëmarrëse në të.

Fokusi i punës së Iniciativës është ndërtimi i infrastrukturës në sektorët e energjisë, transportit dhe dixhitalit, pra forcimi i boshtit Veri-Jug në lindje të kontinentit evropian.

Një nga arsyet për krijimin e kësaj iniciative ishte ndjenja e kërcënimit nga Rusia midis vendeve të Evropës Lindore, përkatësisht varësia e tyre nga burimet energjetike ruse.

A ndikoi agresioni rus kundër Ukrainës në Nismë?

Agresioni rus kundër Ukrainës ndikoi gjithashtu në ndryshimin e prioriteteve ekonomike dhe politike të kësaj platforme.

Në plan të parë tani është çështja e sigurisë. Ishte sulmi rus ndaj Ukrainës arsyeja pse Ukraina dhe Moldavia shprehën interes për t’u bashkuar me Iniciativën e Tre Deteve.

Presidenti polak Andrzej Duda, mikpritës i samitit në të cilin Mali i Zi dhe Shqipëria u pranuan në Nismë, theksoi se pranimi i këtyre dy vendeve vjen në një moment të ndjeshëm gjeopolitik, veçanërisht në dritën e luftës në kufijtë lindorë të Polonisë.

“Samiti i këtij viti është veçanërisht i rëndësishëm për shkak të situatës aktuale gjeopolitike. Besoj se anëtarët e rinj do të kontribuojnë në një bashkëpunim më të frytshëm”, tha Duda.

Kur u themelua Iniciativa Tre Dete?

Në vitin 2015, Presidenti polak Andrzej Duda dhe presidentja e atëhershme kroate Kolinda Grabar-Kitarović njoftuan “zhvillimin” e një iniciative të re, e cila fillimisht ishte menduar si një projekt infrastrukturor për të forcuar bashkëpunimin midis vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore.

Takimi i parë në samitin e Iniciativës së Tre Deteve u mbajt në vitin 2016 në Dubrovnik.

Një vit më vonë në Varshavë, SHBA-të njoftuan se donin të bashkëpunonin më ngushtë me atë platformë.

Në takimin në Bukuresht në vitin 2018, Gjermania njoftoi gjithashtu interesin e saj për një angazhim më të fortë brenda Nismës.

Si financohet

Është krijuar një fond investimi për të financuar projekte të përbashkëta.

Ish-Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo, u zotua të mbështesë platformën me një miliard dollarë.

“Përmes mekanizmit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe me mbështetjen e Kongresit, ne do t’i ofrojmë një miliard dollarë Evropës Qendrore dhe Lindore për Iniciativën e Tre Deteve”, tha Pompeo në një konferencë sigurie në Mynih në fillim të vitit 2020.

Antony Blinken, Sekretari i Shtetit i SHBA-së në administratën e Presidentit Joe Biden, njoftoi gjithashtu mbështetje të fortë financiare për platformën.

Blinken njoftoi “financim të ri të madh” nga Korporata e Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) për fondin e Iniciativës në një tubim në Riga në verën e vitit 2022.

Jozyrtarisht, kjo ndihmë pritej të arrinte në 300 milionë dollarë.

Iniciativa ka një fond investimi që në kohën e njoftimit të Blinken vlente 928 milionë euro, me potencial për t’u rritur në tre deri në pesë miliardë dollarë. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Një partneritet i ri nën tërmete gjeopolitike

Një partneritet i ri nën tërmete gjeopolitike

BE-ja, mësime nga kolapsi energjitik në Iberik

BE-ja, mësime nga kolapsi energjitik në Iberik

Një manifestim komunist që bën me turp Amerikën

Një manifestim komunist që bën me turp Amerikën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni