Një nga krerët e opozitës, serbe, kreu i Partisë Liberaldemokrate, Çedomir Jovanoviç, ka sulmuar ashpër Ivica Daçiçin, pas akuzave që ky i fundit i bëri SHBA-së dhe BE-së si “armiq të Serbisë”.
Në një deklaratë zyrtare, Jovanoviç thekson se “numri dy i qeverisë po punon kundër interesave të Serbisë, që ka shpallur si objetiv hyrjen në Bashkimin Europian”.
Sipas Jovanoviçit, i cili ka qenë mi i afërt i kryeministrit të vrarë Zoran Xhingjiç, strategjia e Daçiçit për të glorifikuar kriminelët e luftës, nxjerrja e historive të kërcënimit në rajon janë të lidhura me rolin proaktiv të Rusisë, e cila dëshiron të shkëpusë Serbinë nga rrjedha europiane dhe të nxisë konfliktin.
Politikani i vetëm që ka kërkuar të njihet pavarësia e Kosovës theson se konfliktet vetëm kanë dobësuar Serbinë dhe kanë margjinalizuar shoqërinë civile.
Kreu i partisë Liberal Demokrate, i bëri thirrje të gjitha forcave që janë për hyrjen në BE të bashkohen së bashku në një grupim politik dhe të lënë nga ana tjetër ata që synojnë të vazhdojnë aleancën me Rusinë.
/tesheshi.com/