Bernard Berisha, futbollisti 27-vjeçar i Kombëtares së Kosovës i cili për tretin sezon rresht vesh fanellën e Akhmat të Grozny-it në kampionatin rus, është shpërblyer nga presidenti i klubit me një makinë flakë të re.
Në ndeshjen e së shtunës për javën e 8 të ligës ruse, Akhmat barazoi me Tambov (1:1), ku mesfushori kosovar ishte lojtari më i mirë në fushë dhe me një gol të shkëlqyer shpëtoi skuadrën e tij nga humbja.
E kjo ishte a0rsye e mjaftueshme që futbollisti nga Peja të shpërblehet. Magomed Daudov, president i Akhmat, i ka dorëzuar Berishës çelësat e një makine të re – Hyundai Solaris.
Kjo dhuratë iu mundësia nga një sponsor i përgjithshëm – Fondi Publik Rajonal Akhmat-Hadzhi Kadirov – emëruar sipas presidentit të parë çeçen, në ndër të të cilit u emërua klubi. /tesheshi.com/