Më e pakta, në një turmë pa kokë, e që pra sundohet nga fryma e turmës, e ku ata që e ushqejnë atë më fjalime janë produkt turme e jo arsyeje – mjafton të ndjekësh thirrjet e tyre që janë përplot patetizëm dhe pa asnjë fije logjike – për të kuptuar se kjo lloj proteste, edhe pse më e thjeshta për t’u zgjidhur në të gjithë historinë e protestave në Shqipërinë post-komuniste, është shndërruar në më të vështirën. Pse? Sepse, ndër të tjera, ana studentore po shkel ligjësinë bazë: tentativën përafrim qëndrimesh, deri te ulja në tavolinë. Është një ligjësi që e ndjek çdo palë në një përballje, apo qoftë dhe në një konflikt, ndonëse ky është i tillë. Pra, qeveria lëshoi pe nga ana e saj. Ka pranuar të gjitha kërkesat në parim, por për disa prej tyre uljen për procedurë. Rama e ka finalizuar këtë me dëshirën për një pakt me efekt afatgjatë, duke përfshirë dhe çështje të tjera. Tashmë u takon studentëve të bëjnë lëshimin e tyre, që në fakt nuk është aspak lëshim në kuptimin klasik, por një veprim i natyrshëm: të ulen për dialogun e nevojshme në funksion të 8 pikave, që më pas, nëse nuk janë dakort me çfarë mund të arrihet, sërish mund të kthehen në protestë. Kaq është e gjitha e kaq duhet të jetë. Po pse nuk po ndodh kjo? Sepse, me gjasë, kjo protestë është gatuar diku, me atë lloj mjeshtërie që gatuhen kudo në botë kur është fjala për të tjera interesa. Shumica e studentëve që janë përfshirë nga adrenalina e rebelizimit rinor, as që janë të vetëdijshëm për lojën që po luajnë. Siç në ’90-ën. Sepse, nëse nuk do kishte ndodhur ajo lëvizje studentorë atë botë, pak gjasë do kishte që në rrethana më të qeta, partinë e parë opozitare, pra anti-komuniste, ta merrte në dorë një ish-komunist mbi 20-vjeçar, e kjo në vendin me komunizmin më të egër në Lindje(!).
Javë më parë, kreu demokrat Basha do thoshte se së shpejti mund të ketë dhe zgjedhje të parakohshme (fillimisht në një takim në Vaun e Dejës), e më pas nisi fët e fët zgjedhjet për krerët e rinj të degëve. Por më pikantja do ishte paralajmërimi i Nikollë Lesit në një studio televizive, kur i Ramës ballëpërballë, se “do e shohësh në dhjetor…”.
Edhe pse në dukje kjo protestë duket e distancuar nga politika, pra nga partitë, fakti se po zjarrmon pa asnjë shkak, madje me një natyrë komunistoide në tërë frymën e metodën që e përçon, jo nga kërkesat por nga praktika e ndjekur, e shfaq atë me rrënjë shumë të thella te politika. Ajo duket si e destinuar dret dhunës…
Kompromentimi tjetër i saj, jo në rrafshin politik por atë logjik dhe etik, është shfaqja e Robert Aliajt si frymëzim i saj, deri dhe si simbol. Qenia e këtij njeriu, performanca e tij publike skandaloze, komunikimi prej halabaku, boshësia në mendim, paaftësia katastrofike në artikulimin e qartë te ndonjë ideje, efekti kulturor zero për të mirën shoqërore, i jep protestës dimensionin e një Gezi Parku.
I mbani mend protestat anti-Erdogan të Gezi Parkut në Taksim të Stambollit këtu pak vite më parë? Një masë e madhe të rinjsh e jo vetëm, u ngritën sakaq kundër prishjes së një parku në Sheshin Taksim ku do kryhej një investim publik. Performanca e tyre ishte mahnitëse në dukje: masivizim, shpirt proteste, poezi, parrulla tunduese, aspirata të larta në mbrojtje të natyrës…dhe, siç u vërtetua më vonë, ishte përpjekja e radhës e një plani gjerman për ta rrëzuar Erdoganin, pas vendimin për ndërtimin e Areoportit të tretë të Stambollit, i cili nxirrte jashtë loje atë të Frankfurtit.
Dhe Taksimi, kategoritë njerëzore që e karakterizojnë këtë qendër të njohur të Stambollit, ishte projekti me ideal për të sajuar një rebelizëm me natyre mjedisore. Aty i gjen zakonisht alkolikët, narkomanët, homoseksualët dhe padyshim ateistët.
Sigurisht, nuk kanë të krahasuar në shumë drejtime. Motivet e protestës studentore në Tiranë, janë plotësisht të drejta. Ato madje, në pikëvështrim optimist kanë qenë nevoja vetë, për ca shuplaka qeverisë, e futjen në rrugën e zgjidhjes së betereve universitare. Kjo, vetëm nëse finalja nuk është dhuna, anarkia, një ‘97-të politike, por vërtet ato 8 kërkesa. /tesheshi.com/