Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ç’do të thotë që Ukraina t’i bashkohet BE-së?

Një hap për të cilin Rusia nisi luftën me fqinjin e saj ish-sovjetik

by te Sheshi
19/06/2022
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
Ç’do të thotë që Ukraina t’i bashkohet BE-së?

Katër ditë pas fillimit të “operacionit special ushtarak” të Rusisë më 24 shkurt, Ukraina paraqiti një kërkesë zyrtare për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian – një lëvizje që Rusia e ka dënuar prej kohësh.

Të premten, Komisioni Evropian propozoi që Ukrainës t’i jepet statusi i një kandidati për anëtarësim në Union.

Tani, të 27 anëtarët e Bashkimit Evropian duhet të bien dakord për t’i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit, i cili do të diskutohet gjatë samitit të liderëve të BE, i cili do të mbahet më 23 dhe 24 qershor.

Nëse Ukraina merr dritën jeshile për statusin e kandidatit, mund të duhen vite apo edhe dekada për t’u bërë një anëtare e plotë.

Gjeorgjia dhe Moldavia gjithashtu aplikuan për anëtarësim një javë pasi forcat ruse hynë në Ukrainë në shkurt, gjë që do të diskutohet gjithashtu gjatë samitit në fjalë.

Moldavia ka marrë një rekomandim nga Komisioni Evropian për statusin e kandidatit dhe zyrtarët shtetërorë janë gati të mirëpresin vendimin, në pritje të miratimit nga krerët e BE javën e ardhshme. Por Komisioni Evropian ka thënë se Gjeorgjia duhet të plotësojë disa kushte përpara se t’i jepet statusi i kandidatit.

“Ukraina i përket familjes evropiane”

Harmonizimi i kushteve rigoroze që parashikon BE për anëtarësimin në bllok mund të zgjasë me vite, veçanërisht për një vend që është në luftë. Kërkesat variojnë nga krijimi i një ekonomie konkurruese tregu deri te garantimi i qeverisjes demokratike.

“Këto negociata mund të jenë shumë të ndërlikuara. Anëtarësimi nuk është një shenjë se procesi ka përfunduar”, tha Bruno Lete, një bashkëpunëtor i lartë i sigurisë dhe mbrojtjes në Fondin Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara në Bruksel. Ai përmend shembullin e Turqisë, një vend kandidat që nga viti 1999.

Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Rumanisë vizituan Kievin të enjten dhe mbështetën anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke filluar me statusin e vendit kandidat.

“Ukraina i përket familjes evropiane”, tha kancelari gjerman Olaf Scholz, ndërsa kryeministri italian Mario Draghi shtoi: “Mesazhi më i rëndësishëm i vizitës sonë është se Italia dëshiron Ukrainën në Bashkimin Evropian”.

Udhëheqësit evropianë kanë përdorur çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian për të treguar solidaritetin e tyre por të dy “nuk duhet domosdoshmërisht të jenë një dhe e njëjta gjë”, tha Will Daniel, një asistent profesor i politikës krahasuese në Universitetin e Nottinghamit.

“Unë jam i shqetësuar se njerëzit, tani që BE thotë se Ukraina është një vend kandidat, mund të mendojnë diçka ndryshe nga ajo që do të thotë realisht në praktikë,” shtoi Daniel.

Nëse miratohet statusi i kandidatit, shumë njerëz po pyesin se si do të ndikojë kjo në financimin e BE-së për Ukrainën. Deri më tani, blloku ka dërguar rreth dy miliardë euro në Ukrainë për të blerë pajisje ushtarake dhe së fundmi është miratuar një paketë ndihme prej 500 milionë euro.

Nëse Ukraina bëhet kandidate, ajo “nuk duhet të ketë implikime të drejtpërdrejta për llojet e ndihmës dhe mbështetjes që janë tashmë të disponueshme dhe që mund të vazhdojnë në muajt e ardhshëm,” tha Daniel.

 Lufta ruso-ukrainase

Kanë kaluar pothuajse katër muaj që kur forcat ushtarake ruse kanë hyrë në Ukrainë dhe deri më tani të dyja palët vazhdojnë të luftojnë për versionin e tyre të “lirisë”.

Të paktën 4,301 njerëz janë vrarë, duke përfshirë afro 200 fëmijë, deri në fund të majit, njoftoi Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR). Afro 5 milionë refugjatë nga Ukraina janë regjistruar në Evropë për shkak të luftës deri më 9 qershor, sipas të dhënave të OHCHR.

Edhe pse integriteti territorial nuk është një kusht formal për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, “është e qartë për të gjithë se ju duhet të kontrolloni territorin tuaj përpara se të anëtarësoheni,” tha Lete.

Që nga viti 2014, gadishulli i Krimesë është ndarë nga Ukraina dhe separatistët e mbështetur nga Moska kontrollojnë rajonet juglindore të Ukrainës, Donetsk dhe Luhansk.

Ukraina tani po përballet me shkelje të mëtejshme të integritetit territorial pasi presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret për dhënien e nënshtetësisë dhe pasaportave ruse për banorët e rajoneve të pushtuara nga Rusia, Kherson dhe Zaporozhye.

“Ne mund të presim që Rusia të përpiqet të destabilizojë integritetin territorial të Ukrainës në mënyrë që ta mbajë vendin në këtë rend, me qëllimin për të parandaluar përparimin e shpejtë të negociatave të pranimit në BE,” tha Lete.

“Burimet e luftës”

Mund të kalojnë vite përpara se Ukraina të rinovojë dhe përmirësojë punën e institucioneve në vend dhe më pas të marrë miratimin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së.

“Lufta do t’i komplikojë gjërat,” tha Lete, duke shtuar se “vëmendja dhe burimet në Ukrainë ka të ngjarë të shkojnë në luftë dhe më pak burime do të jenë në dispozicion për t’u investuar në negociatat e pranimit në BE”.

Ukraina, një vend me 40 milionë banorë, do të ishte një shtesë e shkëlqyer për Bashkimin Evropian. Për shembull, 750 vende në Parlamentin Evropian ndahen në bazë të popullsisë dhe kjo do të çonte në humbjen e vendeve të tjera dhe rrjedhimisht të pushtetit.

 “Ka unanimitet midis shteteve anëtare, por kur bëhet fjalë për anëtarësimin real, Bashkimi Evropian është ende i ndarë”, tha Lete.

Pasojat për rajonin

Ka kaluar pothuajse një dekadë që kur një nga vendet kandidate u bë anëtare dhe e fundit që u bashkua ishte Kroacia në 2013.

“BE akuzohet se është lodhur nga zgjerimi,” tha Lete, duke shtuar se masa mund të jetë një “sinjal pozitiv për vende të tilla si Serbia dhe Turqia”.

Megjithatë, aderimi është një proces individual në të cilin çdo shtet duhet të plotësojë një sërë kërkesash. Por diskutimet për shtetet e mbetura kanë filluar.

Scholz tha se si Ukraina ashtu edhe Ballkani Perëndimor duhet t’i bashkohen Bashkimit Evropian, duke u zotuar të ndihmojnë në fushatën e anëtarësimit për të hequr qafe ndikimin rus në rajon.

Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia janë tashmë vende kandidate dhe negociatat e pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë filluan në mars 2020. Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova janë gjithashtu kandidatë potencialë për anëtarësim në BE.

“Ukraina është çelësi i së ardhmes së arkitekturës evropiane të sigurisë. Nuk mund të ketë stabilitet evropian pa stabilitet në Ukrainë dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian do të kontribuojë në këtë stabilitet,” tha Lete. /tesheshi.com/

Related Posts

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?
Analizë

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Erdogan, sërish në timon
Politikë

Erdogan, sërish në timon

06/07/2025
Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase
Gjeopolitikë

Si lidhen sulmet izraelite ndaj Iranit me krizën e mbrojtjes ukrainase

06/07/2025
Next Post
Nga Gjakova, Rama shpall aktin ekonomiko-patriotik

Nga Gjakova, Rama shpall aktin ekonomiko-patriotik

Cavusoglu: Gylenistët, pengesa më e madhe në raportet Turqi-Kosovë

Cavusoglu: Gylenistët, pengesa më e madhe në raportet Turqi-Kosovë

Rama, me pamjen e paimagjinueshme deri dje

Rama, me pamjen e paimagjinueshme deri dje

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni