Ushtria në Zimbabve ndodhet nën presion për të paarshtruar planet për një qeveri të re, ndërsa janë publikuar edhe fotografitë e para nga media shtetërore të presidentit Robert Mugabe që takon gjeneralin që drejtoi marrjen e pushtetit, dy ditë më parë.
Mugabe që ka drejtuar Zimbabven prej 37 vjetësh duket besimplotë dhe në shëndet të mirënë këto fotografi, të shkrepura gjatë një takimi në zyrën e presidentit dhe në banesën e tij në Harare, kryeqytetin e vendit.
Nuk ka asnjë detaj në lidhje me bisedimet mes tyre. Mugabe u rrethua nga uhstria në banesën personale, që prej natës së të martës kur trupat morën edhe televizionin shtetëror dhe institucione të tjera të rëndësishme. /tesheshi.com/