Presidenti serb Vuçiç ka paralajmëruar se në prill do të dalë me një qëndrim për Kosovën
“Për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, do të them se çfarë mendoj në fund të prillit”, tha Vuçiç, gjatë një interviste televizive. Deklarimi i tij bëhet ndërsa ka një debat mbi ndarjen e mundshme të Kosovës, apo shkëmbimin e territoreve. Megjithatë, kreu i shtetit serb i quajti këto “jo serioze”.
“Unë do ta bëjë publik qëndrimin tim në fund të prillit, sepse mendoj se duhet të kemi ide dhe orientim pozitiv në zgjidhjen e kësaj çështjeje”, tha Vuçiç. /tesheshi.com/