Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, tha se kontrata për blerjen e sistemit raketor rus tokë-ajër S-400, është firmosur dhe nuk mund të anulohet. Por Ankaraja, sipas tij, ka në plan blerje të mëdha nga SHBA, ku përfshihen avionet F-35.
Reuters kujton se vendimi i Turqisë në Rusi për të blerë S-400 sisteme, të cilat nuk janë në përputhje me sistemin e mbrojtjes të Aleancës së Atlantikut të Veriut, ka nervozuar Uashingtonin dhe anëtarët e tjerë të Aleancës, pasi ato janë të ndjeshme në çështjen e pranisë së Rusisë në Lindjen e Mesme.
“Kontrata e tanishme është e përfunduar, ne nuk mund mund ta anullojmë atë. Por kemi nevojë për më shumë … dhe ne preferojmë që të blejmë nga aleati ynë (SHBA)”, u tha Çavusoglu gazetarëve pas takimit me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
Në fund të muajit të kaluar, ministri turk i mbrojtjes Hulusi Akar tha se vendosja e sistemit raketor rus S-400 në Turqi, do të nisë tetorin e vitit të ardhshëm.
Nga ana tjetër, Çavushoglu tha tha se programi i prokurimit për blerjen e avionëve luftarakë F-35 nga Shteteve të Bashkuara do përfundojë në mars 2019. /tesheshi.com/