Kreu i diplomacisë turke, Davud Çavushoglu, tha se investimet e firmave turke në Shqipëri janë në rritje të vazhdueshme dhe se ato aktualisht kapin vlerë prej rreth 2,5 miliardë dollarëve. Gjatë një vizite në Tiranë, prezent në një takim me anëtarët e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi, kryediplomati i Ankarasë tha se “Shqipëria nuk është vetëm një shtet me të cilin Turqia ka bashkëpunim në rajon, por edhe mik i vërtetë me lidhje të lashta dhe historike”.
Ai tha se partneriteti mes dy vendeve po shënon dinamikë premtuese.
“Me Shqipërinë si një shtet mik së bashku hedhim hapa përpara. Bashkëpunimi midis dy vendeve ka një kontribut të madh për mbështetjen e bizneseve prestigjioze turke dhe shqiptare. Shikojmë se ka një rritje të investimeve të kompanive prestigjioze. Kemi dhe një rritje të numrit të anëtarëve dhe kjo na bën krenarë”, deklaroi Çavushoglu. /tesheshi.com/