Superfuqia më e re e basketbollit europian është Fenerbahçe, që mbrëmë fitoi ndaj Olimpiakosit në finalen e Euroleague-s.
Ishte momenti i duhur për ta fituar trofeun e këtij aktiviteti: finalja luhej në Stamboll, Fenerbahçes i kishte ikur për pak gjë trofeu në finalen e sezonit të shkuar, e në stol si drejtues është Obradovic, mjeshtër i fitoreve.
Hartës së ekipeve të suksesshme në basketbollin europian i shtohet kështu dhe Fenerbahçe, duke ndjekur këto skuadra fituese që prej nisjes së kësaj dekade: Panathinaikos, Olimpiakos, Makabi i Tel-Avivit, Real i Madridit dhe CSKA e Moskës. /tesheshi.com/