Carlo Ancelotti tha se tifozët e Bayern Munchen nuk kanë nevojë të shqetësohen.
Tekniku italian i gjigandëve bavarezë u shfaq shumë i lumtur pas triumfit në Superkupën e Gjermanisë, ku fituan pas ekzekutimit të panalltive ndaj Borussia Dortmund, sepse koha e rregullt përfundoi 2:2.
Ai pranoi se faza përgatitore nuk ishte e mirë, por tha se ata janë gati për sezonin e ri dhe tifozët nuk duhet të shqetësohen.
“Natyrisht që titulli është shumë i rëndësishëm. Unë jam shumë i lumtur, lojtarët luajtën me koncentrim të mirë. Faza jonë përgatitore nuk ka qenë e mirë, por ju nuk duhet të shqetësoheni. Kur sezoni të fillojë, ne do të jemi gati”, tha Ancelotti. /tesheshi.com/