Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Aleksandar Grushko, u largua nga Serbia menjëherë pas takimit me Aleksandar Vuçiçin, i pakënaqur me rezultatin e takimit.
Sipas Nova.rs, ky informacion vjen nga vetë majat e qeverisë.
Mysafiri nga Moska i anuloi obligimet e mëhershme të dakorduara në Beograd dhe arsyeja e këtij vendimi ishte, shkruajnë ata, përgjigja e Vuçiçit në pyetjen se si armët serbe përfundojnë në frontin ukrainas.
“Një bisedë e mirë me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Aleksandër Grushko. I shpreha edhe një herë mirënjohjen time Rusisë për mbështetjen që i dha Serbisë në lidhje me Rezolutën për Srebrenicën në Kombet e Bashkuara dhe veçanërisht për mbështetjen për integritetin territorial të Serbisë në përputhje me Kartën e OKB-së.
Marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Federatës Ruse i morëm parasysh dhe i vlerësuam si shumë të mira”, ka shkruar Vuçiç në profilin e tij në Instagram.
Mirëpo, siç raporton Nova.rs, takimi nuk ka shkuar aq mirë sa e ka përshkruar Vuçiç. Kjo pasi mysafiri nga Rusia nuk e ka pranuar argumentin se Serbia nuk ka ndikim se ku do të përfundojnë armët e saj pas shitjes.
“Grushko pas takimit ka qenë i pakënaqur, ka vendosur të largohet herët nga Serbia dhe pas takimit me Vuçiçin t’i anulojë obligimet e marra më parë”, citohet të këtë thënë një burim.
Sipas burimit, palës ruse nuk i ka pëlqyer fakti që vizita dyditore e Grushkos ka ndodhur pa pasqyrimin e duhur mediatik, gjë që Beogradi zyrtar e ka shpjeguar me faktin se janë nën presion të madh nga Perëndimi.
“Atyre u thanë se situata ishte identike kur delegacioni ukrainas erdhi në Beograd, i udhëhequr nga shefi i diplomacisë së tyre dhe Olena Zelensky, gruaja e Presidentit të Ukrainës. Ata gjithashtu u tërhoqën nga fakti se në këtë mënyrë Serbia dëshiron të tregojë se të gjithë janë të mirëpritur, por jo për të provokuar njërën nga dy palët ndërluftuese”, shpjegoi burimi.
Bashkëbiseduesit e Nova-s shtojnë se “problemet e komunikimit” që u shfaqën gjatë takimit me Grushkon nuk janë të vetmet dhe se, ndryshe nga deputeti Sergej Lavrov, me të cilin foli Vuçiç, ai nuk ishte aq me fat kur ishte fjala për presidentin rus Vladimir Putin.
“Vuçiç e ka telefonuar tri herë Putinin, por ai nuk ka dashur t’i përgjigjet. Pra, është një lloj mesazhi dhe të gjithë e kuptojnë shumë mirë”, thotë bashkëbiseduesi i Nova.rs.
Vuçiç ka reaguar menjëherë ndaj shkrimit të Nova.rs, duke thënë se gjithçka që është shkruar është një gënjeshtër e zakonshme.
“Dua t’i informoj qytetarët se ne kemi marrëdhënie shumë korrekte me Rusinë, se nuk kam tentuar asnjëherë të flas me Putinin”, ka shkruar ndër të tjera Aleksandar Vuçiç. /tesheshi.com/