Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Çantat plumb të rënda në shpinën e fëmijëve, ankesa prindërish dhe Maqedoni: Po na kërrusen!

by te Sheshi
29/12/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Çantat plumb të rënda në shpinën e fëmijëve, ankesa prindërish dhe Maqedoni: Po na kërrusen!

Nga Mensur Krasniqi

Ka vite që thënia “peshon bishti më rëndë se sqepari” po gjen shprehje tek fakti se çantat shkollore të fëmijëve të arsimit fillor, po peshojnë më shumë se ata vetë. Dhe problemi nuk është thjesht lokal, i shfaqur diku, por gati gjitthkund, duke i dhënë një përmasë gati universale. Por për rastin konkret po ndalemi në Maqedoni, atje ku prindër të shumtë ankohen se po u kërrusen fëmijët para kohe, pikërisht nga çantat e rënda që mbajnë në shpinë.

Ka edhe prej atyre nxënësve që nga pamundësia për t’a bartur mbi supet e tyre çantën gur të rëndë, kanë zgjedhur t’i kenë me rrota duke i tërhequr zvarrë.

Lumnije Alshiqi Bakiu është një nënë mjaft e shqetësuar për shëndetin e vajzës së vet, por dhe të fëmijëve tjerë. Ajo ndan nga koha e saj cdo ditë për ta përcjell Linën e saj në shkollë, vetëm e vetëm mos të lejojë që çanta e rëndë ta deformojë trupin e Linës së vogël.

“Është për t’u keqardhur që një fëmijë i vogël ta mbajë mbi supe gjithë atë çantë. Vajza ime, Lina, është në klasën e dytë dhe për çdo ditë që shkon në shkollë është e detyruar të mbajë çantën me 4 libra, fletore pune, fletore për të shkruar, pajisje sportive dhe gjëra tjera të nevojshme. Kështu ndodh dhe me fëmijët e tjerë, bashkëmoshatarë dhe bashkëshkollarë të saj. Jemi mjaft të brengosur për gjendjen shëndetësore të tyre, sepse rrezikojnë të dëmtojnë boshtin kurrizor që në fëmijëri. Duke mos dashur që fëmijët tanë të rrezikohen nga çfarëdo sëmundje si pasojë e çantave të rënda, ne si prindër detyrohemi që t’i përcjellim në shkollë dhe t’i marrim nga shkolla, por jo çdo prindër ka kohë ta bëjë këtë çdo ditë”, deklaroi për tesheshi.com, Lumnije Alshiqi Bakiu, kryetare e Këshillit të Prindërve në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Shkup.

Për gjendjen shëndetësore të fëmijëve është informuar edhe mësuesja e edukatës fizike, Semija Islami. Ajo për portalin tesheshi.com ka pranuar se është një shqetësim i madh fakti që institucionet shtetërore të Arsimit ende nuk kanë arritur që të gjejnë ndonjë zgjedhje adekuate në mënyrë që fëmijët të mos bartin për çdo ditë çantat e stërngarkuara me libra në relacionin shkollë-shtëpi-shkollë.

“Po, normalisht që kjo paraqet rrezik shëndetësor në zhvillimin normal të boshtit kurizor dhe mund të shkakton deformitete të ndryshme sic janë skifoza, llordoza etj.  Andaj, ndjehem shumë keq duke parë fëmijët për cdo ditë të mbajnë çantat shkollore me aq libra dhe fletore në supet e tyre. Shpresoj që në një të ardhme të afërt, Ministria e Arsimit dhe Shkencës të gjejë ndonjë zgjidhje të përshtatshme për këtë problematikë”.

Në vazhdim mësuesja, Semija ka sugjeruar nxënësit e vet që të merren me aktivitete sportive dhe të bëjnë ushtrime të ndryshme që do ta përmirësojnë dhe forcojnë gjendjen e tyre, si fizikisht ashtu edhe psiqikisht.

Për këtë problematikë, portali tesheshi.com ka kontaktuar edhe mjekun Visar Abdullai, i cili ka thënë se peshat e rënda të çantave të nxënësve mund të quhen të dëmshme përsa i përket sistemit muskulo- skeletik ende të paformuar të fëmijëve.

“Vjen deri te çrregullimi i boshtit kurrizor i cili është në rritje e zhvillim. Pesha nuk mund të distrubohet në të katër anët njësoj dhe mund të vijë deri te paraqitja e tre sëmundjeve më të përhapura të rregullimit të boshtit kurrizor si kifoza, lordoza dhe spondiloza. Aspak nuk arsyetohet mbajtja e 6 kg në kurriz as te njeriu i rritur e jo më te fëmijët të cilëve akoma nuk iu është zhvilluar palca kurrizore e ashtit, nuk i ka kaluar fazat e formimit të kalcifikimit, fazë e cila mbaron pas kohës së pubertetit deri në moshën madhore”, sqaron Visar Abdullai.

Disa prej këshillave të tij ishin që fëmijët duhet ta mbajnë çantën në mënyrë simetrike duke i vendosur në të dyja supet rripat e çantës si dhe çantat me rrota.

Ndërkaq, me standardet e përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetit, parashihet që ngarkesa fizike te fëmijët nuk guxon të kalojë 10 përqindëshin e peshës trupore të fëmijëve.

Portali tesheshi.com ka bërë përpjekje që të kontakton Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në mënyrë që të marrë ndonjë prononcim, nëse në ndonjë të ardhme të afërt do t’i përgjigjen kërkesave të prindërve dhe mësimdhënësve për zgjedhje eventuale të kësaj problematike, mirëpo prej tyre  nuk pati asnjë reagim. /tesheshi.com/

Related Posts

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Next Post
Një ilaç efektiv për pastrimin e mushkërive nga tymi i duhanit

Një ilaç efektiv për pastrimin e mushkërive nga tymi i duhanit

Reagime plot humor pas deklaratës së Ali Ahmetit se lufta në Ukrainë pengoi Maqedoninë për në NATO

Reagime plot humor pas deklaratës së Ali Ahmetit se lufta në Ukrainë pengoi Maqedoninë për në NATO

Morri 15 mijë dollarë ryshfet, 18 muaj burg për ish-kryeministrin izraelit Ehud Olmert

Morri 15 mijë dollarë ryshfet, 18 muaj burg për ish-kryeministrin izraelit Ehud Olmert

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni