David Cameron do të udhëhiqte fushatën për qëndrim në BE, por rezultati i referendumit nuk ka qenë ai që priste kryeministri britanik.
Me britanikët që tashmë kanë vendosur të dalin prej unionit më të madh që ka njohur Europa, Cameron e ka parë të arsyeshme që ta lërë detyrën në muajt e ardhshëm.
Në një dalje para gazetarëve këtë mëngjes në Downing Street, ai ka njoftuar se në tetor nuk do të jetë në krye të qeverisjes së britanikëve.
“Populli britanik ka votuar për ta lënë Bashkimin Europian, dhe vullneti i tij duhet respektuar,” ka thënë Cameron.
Ai ka theksuar se duhet një udhëheqje e re, e për këtë do t’ia lërë vendin një tjetër figure qeverisëse. Ndërsa do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë edhe për pak kohë, Cameron ka bërë të ditur se zëvendësimi i tij me një kryeqeveritar tjetër do të ngjasë në tetor, kur edhe zhvillohet konferenca e konservatorëve.
Negociatat me BE-në për procedurat përkatëse do të jenë detyrë e kryemistrit të ri. /tesheshi.com/