Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, “iu lut” New Dehlit që të njohë Kosovën, duke lujtuar kështu dhe kreun e diplomacisë së “dy shteteve”. Në një takim me homologun indan Subrahmanyam Jaishankar në Neë York, Cakaj, siç vetë informon, i ka thënë se “mbështetja e konsolidimit të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës është elementi qendror i politikës së jashtme të Shqipërisë në rajon”.
“Po ashtu, India konfirmon mbështetjen për kandidaturën e Shqipërisë për një vend jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit 2022-2023”, shkruan ndër të tjera Cakaj, pa sqaruar nëse morri nga homologu indian ndonjë premtim ose jo për njohjen e Kosovës. /tesheshi.com/