Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, u takua në Uashington me të dërguarin Grenell, të cilit i dështoi rinisja e dialogut më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë, mu prej Speciales që ngriti befas një aktakuzë ndaj Thaçit.
“Për sqarim: S’ka marrëveshje të fshehtë, as plane për ndarje të Republikës së Kosovës, as nxitim për ndonjë marrëveshje të dëmshme, veç përpjekje për të nxitur zhvillimin ekonomik e forcuar popullin e Republikës së Kosovës ndërkombëtarisht me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”, shkroi Cakaj pas takimit, duke dhënë kështu garanci për pikën më të ndjeshme të protagonizmit të diplomatit amerikan, në afrimin mes Prishtinës e Beogradit drejt një marrëveshjeje. /tesheshi.com/