Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Çaji nuk pihet më në çajtore!

by te Sheshi
25/11/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 5 mins read
A A
Çaji nuk pihet më në çajtore!

Nga Shkëlzen Rrecaj

 Të jetosh në kohë globale për tradicionalistët nuk është aspak e lehtë. Globalizmi ka vënë në ‘shënjestër’ gjithçka që i takon dokeve dhe kulturës së një populli dhe kësaj nuk i ka shpëtuar as ushqimi, veshja , etj. Por jo gjithçka pranon të nënshtrohet ose edhe nëse janë nënshtruar të gjithë/a ka të tillë që janë rezistent ndaj këtyre ndryshimeve sado që vështirësitë janë të mëdha.

Jo që iu paguhet, por lidhja që kanë me zanatin i cili dikur u siguronte mirëqenien familjare është përtej saj. Këta zakonisht janë një hallkë në zinxhirin e gjatë të paraardhësve të tyre që ushtronin të njëjtën zeje. Këta urojnë që të mos jenë hallka e fundit. Ngjashëm është edhe me çajin dhe çajtoret.

20151110_121130

Çaji historikisht ka qenë pjesë e menusë dhe traditës shqiptare. Te ne kjo pije njihet si çaji i zi ose diku edhe si çaji i rusit. Ka shumë gojëdhëna lidhur me atë se si është futur ‘i rusit’ si tipar dallues i çajit të zi te ne. Me shumë gjasë ushtarët shqiptarë që ishin pjesë e trupave të Perandorisë Osmane gjatë Luftërave Turko – Ruse t’i kenë parë ushtarët rusë duke konsumuar këtë pije dhe nga aty mund ta ketë marrë këtë emër. Kjo pije është konsumuar si në qytete ashtu edhe në fshatra. Zakonisht në dy vakte, pas ngrënies së mëngjesit dhe në darkë.

Pirja e çajit ka patur edhe një funksion tjetër të mirë ngase i ka bashkuar tërë anëtarët e familjes. Fatmirësisht kjo traditë vazhdon akoma në shumicën e familjeve kosovare. Por kjo nuk mund të thuhet edhe për vendet ku pihet çaji – çajtoret. Para luftës së fundit çajtoret kanë qenë në krye të listës së lokaleve gastronomike, mirëpo tani numri i tyre nuk kalon gishtat e dorës.

Dikur çajtoret kanë pasur rol të rëndësishëm, si në rrafshin politik, por edhe në atë human – shoqëror. Qytetarë me profile të ndryshme kanë qenë frekuentues të çajtoreve. Çajtoret kanë qenë ambiente ekskluzive për meshkujt për të cilët ato janë konsideruar si një vend i tretë, pas shtëpisë dhe vendit të punës. Përveç çajit aty është shërbyer edhe kafeja turke. Ato gjithashtu kanë patur edhe funksion argëtues. Përveç bisedave dhe marrjes së informacioneve, aty qytetarët janë dëfryer me lojëra si shah, karta, domino, etj.

Daja Sabit

Se sa është ruajtur tradita e çajtoreve, sa frekuentohen ato tani, a janë si dikur apo edhe ato u janë nënshtruar ndryshimeve që i kërkon koha, portali ‘tesheshi.com’ vizitoi njërën prej çajtoret më me emër të kryeqytetit “Te daja Sabit”. Ky lokal akoma shërben si vendtakim për moshën e tretë të cilët e plakin ditën aty, llafosin dhe qajnë hallet njëri-tjetrit.

Pronari i cili i ka vënë edhe emrin lokalit, daja Sabit për ‘tesheshi.com’ rrëfen se si zejen e çajtores e ka trashëguar nga daja i tij, i cili kishte një kafe-çajtore qysh para dyzet vjetësh në qytetin e Vushtrrisë. Dikur ai profesionin e çajxhiut e ushtronte në vendin e tij të lindjes, por ka vite që e ka hapur lokalin mu pranë Xhamisë së Madhe në Prishtinë. Ai aspak nuk e fsheh kënaqësinë që e gjen në këtë punë si dhe me klientët të cilët iu kanë bërë si anëtarë të familjes. Çajtorja, sipas tij, akoma ka ruajtur funksionin e dikurshëm, atë të vendtakimit, kuvendit, shitblerjes, etj. Përveç qytetarëve të rëndomtë aty mund të shohësh edhe këngëtarë të muzikës rapsodike, hoxhallarë, turistë të huaj, etj.

“Jam shumë i kënaqur me këtë profesion. Edhe pse nuk ka shumë lëverdi nga ky zanat, prapëseprapë ia vlen të punosh dhe ta hapesh derën për pleqtë e të rinjtë të cilët e kanë një vend ku mund të takohen lirshëm, të bëjnë muhabet lirshëm e të ndjehen si në shtëpitë e tyre.”, shprehet daja Sabit për tesheshi.com.

Ai e pranon se kjo zeje është e kërcënuar nga kafeteritë dhe baret e shumta të cilat si artikull kryesor kanë kafenë, megjithëse sipas tij atmosfera që dikur ka mbretëruar në çajtoret nuk do të mund që kurrë të zëvendësohet nga lokalet aktuale.

Ai tregon se gjatë stinës se dimrit ka më shumë vizitorë se në verë për shkak se klientela e tyre gjatë dimrit ka më shumë ngé dhe kështu i frekuentojnë ato ku përveç ambient të ngrohtë kohën aty e shfrytëzojnë për biseda nga më të ndryshmet edhe pse kryefjalë e këtyre bisedave është politika.

Mund të tingëllojë si paradoks, por edhe pse numri i çajtoreve është në rënie drastike, kërkesa për përdorimin e çajit të zi në baret dhe restorantet e qytetit ka filluar të rritet. Ai shërbehet ekzaktësisht siç shërbehet në shtëpi dhe çajtore në gota të vogla të qelqit, me limon, etj.

ma belle

Nuk dihet si dhe kush nisi i pari këtë traditë, por pronorët e lokaleve janë të kënaqur nga futja e këtij artikulli në menutë e tyre. Përkitazi me këtë, portali ‘tesheshi.com’ vizitoi bar-restorantin ‘Ma belle’. Sipas menaxherit të ‘Ma belle’-s, ideja u kishte lindur vitin e kaluar gjatë stinës së dimrit ku për herë të parë kishin nisur shërbimin e çajit të rusit, megjithëse në reklamën promovuese nuk figuronte çaj rusi, por turkish tea (çaj turk). “Ne startuam në dimër, periudhë kjo kur pihet më shumë ky lloj çaji. Në fillim nuk pati edhe aq kërkesa, por shumë shpejt u shtua interesimi për të. Pas konsumimit të drekës, zakonisht për dashamirët e çajit të zi e shërbejmë atë falas.”, shprehet ky menaxher për portalin tesheshi.com. Ai po ashtu na zbulon një fakt interesant ku rreth 60% e atyre që e porosisin këtë pije janë femra dhe se kërkesa për të është gjithnjë në rritje.

Siç duket shprehja e njohur “këqyrma çehren, qitma çajin” me gjasë do të fillojë të përdoret edhe në kafene dhe restorante, e jo vetëm në çajtore siç është përdorur dikur. Futja e çajit të zi në menutë e bareve dhe restoranteve shihet si një atak më shumë për çajtoret të cilat edhe ashtu janë zeje të rrezikuara nga zhdukja. Por një gjë është e sigurt se gjersa ka një gjeneratë e cila gjysmën e tyre të jetës e ka kaluar në to, do të ketë edhe çajtore, e pasi ta përcjellim atë, për to do të mund të mësojmë nga gojëdhënat dhe librat e historisë.

Shpresojmë që kjo të mos ndodh, por t’i ruajmë këto ‘institucione’ të traditës sonë edhe për brezat që do të vijnë, e të cilat përveç se mund të shërbejnë si ambiente ekzotike, për to të tregohet se dikur kanë luajtur një rol të madh në ngjarje të rëndësishme në shoqërinë tonë./tesheshi.com/

Related Posts

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në
Analizë

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?
Sociale & Shoqëri

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Next Post
Misionarët anglo-amerikanë, Rev. Phineas dhe Violet Kennedy, “engjëjt mbrojtës” të shkollës së parë shqipe të vashave në Korçë

Misionarët anglo-amerikanë, Rev. Phineas dhe Violet Kennedy, "engjëjt mbrojtës" të shkollës së parë shqipe të vashave në Korçë

Liga e Kampionëve: Real Madrid vazhdon të vuajë, por kësaj radhe siguron fitoren

Liga e Kampionëve: Real Madrid vazhdon të vuajë, por kësaj radhe siguron fitoren

Kujdes prej orëve inteligjente: mund ta pësoni si Jargen Mouritzen…

Kujdes prej orëve inteligjente: mund ta pësoni si Jargen Mouritzen...

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

Nisja e një “vizite historike” në tre arabe: cila është risia?

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

Si u shndërrua Turqia nga një kliente në një shitëse armësh për BE-në

13/05/2025
Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni