Të paktën 15 njerëz kanë vdekur dhe 13 raportohen të zhdukur pasi një digë u ça në një minierë ari në Siberi.
Diga, në lumin Seiba në rajonin e Krasnoyarsk, u ça pas shiut të djeshëm, duke përmbytur kazermat ku jetonin punëtorët.
Ministria ruse e shëndetësisë thotë se 14 minatorë janë dërguar në spital, përfshirë tre me lëndime të rënda.
Një hetim penal është hapur mbi akuzat se diga nuk i plotësonte rregulloret e sigurisë, raporton BBC.
“Objekti hidroteknik është ndërtuar më vete dhe unë besoj se pothuajse të gjitha rregullat janë shkelur”, tha Yuri Lapshin, kreu i qeverisë rajonale të Krasnoyarsk.
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar zyrtarët të japin ndihmë dhe të hetojnë shkakun e çarjes, tha zëdhënësi i tij. /tesheshi.com/
https://youtu.be/BkVfq4KhmwY