E ideuar nga një kompani franceze, mbërrin më në fund çadra e veçantë dhe inovative, e cila është në gjendje të dallojë kur është gati për të rënë shi si dhe ju ndihmon ta gjeni në rast se e humbni.
Emri i saj është Oombrella dhe lidhet me një aplikacion i cili instalohet në smartfon, duke iu dërguar lajmërime falë sensorëve të shumtë që ndodhen në çadër: dritë, presion, temperaturë dhe lagështirë. Mirëpo, ky produkt nuk është vetëm një bizhu teknologjike.
Çadra është dizenjuar për t’i bërë ballë erërave të forta. Objekti, ndër të tjera është edhe i sigurt. Është e pamundur që ta harrosh në ndonjë vend, duke qenë se pronarit i dërgohet një mesazh në telefon, kur largohet shumë nga çarda.
Çmimi i parashikuar është 80 dollarë, apo 59 dollarë për të gjithë ata që e porosisin çadrën në sajtin zyrtar të projektit Kickstarter. /tesheshi.com/