Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Çadra” e re e Bashës në Kuvend: një lëvizje për të zbutur efektin e lëvizjes Patozi?

by te Sheshi
05/10/2017
in Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
“Çadra” e re e Bashës në Kuvend: një lëvizje për të zbutur efektin e lëvizjes Patozi?

Nga Ylli Pata

Parlamenti shqiptar ka hyrë sot në një qerthull vicioz që ka si pasojë një “çadër” të ngritur brenda tij, pas përjashtimit të Lulzim Bashës nga seanca dhe mos lëvizjes së kreut të PD-së nga salla deri sa të fitojë ndaj Gramoz Ruçit që mori vendimin për të larguar.

Po çfarë ndodhi në Parlament sot që solli një furtunë në qiell të pastër?

Lulzim Basha dhe opozita, kërkuan që të diskutohet sot mbi Komisionin e Reformës Zgjedhore. Këtë vendim kishte marrë edhe Konferenca e Kryetarëve. Ishin përgatitur diskutimet e PD-së dhe PS-së.

Por deputetët e LSI-së thanë që nuk ishin përgatitur. PS propozoi të shtyhen diskutimet. PD nuk pranoi. Gramoz Ruçi e hodhi në votë dhe me shumicë seance u shty.

Por, PD nuk e pranoi. Lulzim Basha doli të flasë në seancë, foli, por më pas Gramoz Ruçi vendosi të shtyhet pas votimit. PD protestoi dhe akuzoi Ruçin se ka shkelur rregulloren.

PD u ngrit dhe pushtoi foltoren. Ruçi tha që po shkelet rregullorja dhe e paralajmëroi Bashën se do ta përjashtojë nga seanca.

Kryetari i PD-së nuk lëvizi dhe Ruçi shpalli përjashtimin. Basha nuk lëvizi. Seanca u shty për në orën 13.00.

Edhe atëherë Basha nuk lëvizi dhe seanca u shty në orën 18.00.

Por deputetët e PD-së nuk lëvizën nga seanca, e kanë  “pushtuar” sallën e Kuvendit duke kërkuar që të mblidhet.

Në orën 18.00 do të kemi sërish të njëjtën panoramë sipas gjasave dhe seance do të shtyhet për ditën e enjte që vjen.

Sipas Rregullores së Kuvendit, Bashës i skadon afati i përjashtimit dhe do të jetë në seancë ku mund të flasë edhe më ashpër se sot.

Të dy palët do të dalin të fituara: Basha se nuk u tërhoq, pra nuk doli dhe Ruçi që nuk u tërhoq pra e përjashtoi apo zbatoi rregulloren(komentet sipas palëve).

Në fund do të kemi sërish një përfundim. Seanca u shty. Dhe kjo është një zhvillim dialektik, pasi parlamenti është një institucion me rregulla ku edhe pse përleshesh në fund veprohet sipas një hirearkie protokollare.

Në fund të fundit kështu ka qenë gjithmonë dhe jo vetëm në parlamentin tonë.

Gjithsesi, përse Lulzim Basha sot përplasi duart në tavolinë duke prodhuar një luftë apo një sherr le ta quajmë?

Se është e enjte dhe kjo është taktika e re e opozitës për të rikthyer të enjtet e vjetra pas mënyrës së re të drejtimit nga Gramoz Ruçi, që nuk lejon një seancë me temë të lirë diskutimi?

Apo ishte për sot, pikërisht për sot, një ditë kur në kontekstin e opozitës sapo ishte shpallur një lëvizje e re politike anti-Basha që kërkon zgjedhjen e re të kryetarit të partisë?

Mund të jenë edhe të dyja, por kjo e dyta, pra ulja e tempit apo zhurmës së grupit anti-Basha, duket se gjen më shumë shtrat, më shumë arsye.

Një lëvizje që sipas parimit: “Një lajm mbytet me një lajm tjetër”, mund të funksionojë.

Por që do të prodhojë më shumë zhurmë e më pak rezultat. Më shumë përplasje, e më pak fryte. Një politikë prodhon vendime dhe jo rrëmbime.

Një politikë prodhon qëndrime që sjellin zhvillime, përndryshe ajo është thjesht zhurmë për asgjë… /tesheshi. com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë
Ekonomi

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Sulm me armë në një festival muzikor në Las Vegas: të vdekur dhe të plagosur (foto+video)

Si u përkujtuan viktimat e Las Vegasit në qytete të ndryshme (foto)

Debati në parlamentin grek: Konica, Kosturi, Preveza, Arta, Igumenica, toka shqiptare…

Debati në parlamentin grek: Konica, Kosturi, Preveza, Arta, Igumenica, toka shqiptare…

Dy mënyra ideale për të zgjeruar këpucët e ngushta

Dy mënyra ideale për të zgjeruar këpucët e ngushta

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni