Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Ca orë me një varrmihës: njeriun që ta hap varrin!

by te Sheshi
07/10/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Ca orë me një varrmihës: njeriun që ta hap varrin!

Nga Enklid Pelari

Varrmihësi si hero

Nëse do ta përkufizonim ndryshe varrmihësin, do të thonim se ai është miku i fundit të cilin e takon i vdekuri. Me undrën në dorë, profesioni i varrmihësit është nga ato zanate që të lë në baltë, madje mbi dhe, në rast se nuk bëhet siç duhet.

12032643_10204828201121580_5315923695329404856_o

Atmosfera në të cilën punojnë varrmihësit është nga më të vështirat, madje, pa e tepruar, nga më të lemerishmet. Të qara dhe brohoritje; një kakofoni tëhuajtëse e përshkon hapësirën e varreve. Ndoshta kjo është arsyeja se përse të gjithë njerëzit dezertojnë nga varrezat, veç njërit prej tyre, më të patremburit. Petrit Zhuba, në duart e të cilit gjen pluhurin e vdekjes, është nga Gosa e Kavajës. Ai ka rreth 15 vjet që e ushtron këtë profesion. Për të, ky profesion ka vështirësitë e veta.

Ai tregon se undra (mjeti me të cilin hap gropën) e ka shoqëruar që ditën e parë të punës, pasi komuna nuk ia vë në dispozicion ato mjete. Po ashtu, me një rrogë vajtimi për të cilën mund të ngjajë fare mirë me vajtimin për të vdekurin, Petriti të rrëfen se ajo çka e shtyn ta bëjë këtë punë nuk është doemos shpërblimi financiar, por, siç thotë, sevapi!

 12079795_10204828209561791_2451134255157958486_o

Varrmihësit kanë normat dhe statistikat e veta

Për të hapur një varr, pra, për të bërë një gropa dy metra e ca të thellë, e pak a shumë po aq të gjatë, duhen rreth dy orë. Në varrezat e reja në Durrës, të hapura rishtas, në vitin 2002, të cilat përfshijnë zonën e Shkozetit, të plazhit, të ish-kënetës dhe qytetit, janë shtënë në dhé diku te 13.000 njerëz. Numri i vdekjeve në vit luhatet nga 950 në 1050. E përkthyer në vdekje në ditë, sillet nga 2 gjer në 15 të tilla, që është maksimumi i arritur në muajin gusht. Një shifër që e gjen shpjegimin te dendësia e shtuar e popullsisë gjatë sezonit veror dhe te aksidentet pasuese në rrugët e tejmbushura.

Varrmihësit bëjnë edhe libra

Guillaume Bailly është varrmihësi francez i cili para një viti botoi një libër mbi fshehtësitë e profesionit të tij. Ky përshkrim i veçantë në llojin e vet ia doli të tërheqë vëmendjen në Francë, me 23.000 kopje të shitura brenda tre javëve.12084097_10204828213761896_1213499544_n

38-vjeçari të thotë në librin e tij, Ngushëllime të Ngrohta, se, “ky profesion është vëzhguesi më ideal i gjendjes së komunitetit”. Këtë e argumenton me histori të dëshmuara nga vetë ai, të llojit, “bashkëshortja dhe e dashura e të ndjerit përplasen fizikisht se cila t’i afrohet më shumë xhenazes në momentin e varrimit”, “trashëgimtarët i bëjnë me shenja priftit që t’i përshpejtojë ritet ceremoniale, në mënyrë që të nxitojnë për tek procedurat e ndarjes së trashëgimisë”, apo rasti tjetër, “kur personi kërkonte ulje çmimi për varrimin e të vëllait dhe bashkëshortes së tij, të vdekur nga zjarri i rënë në shtëpi, me arsyetimin se ata janë bërë hi”.

Legjendat urbane

Megjithëse mbizotëron ideja se jeta është shumë e trazuar në varreza, në fakt është krejt e kundërta. Qetësia e thellë e varreve trazohet nga të gjallët zhurmëshumë.12132501_10204828210521815_4473175222299671761_o

Mirsini, roja i varrezave, që bën dhe turnin e natës, të thotë se asgjë e tillë nuk është dëgjuar ndonjëherë. Të paktën këto vite që ai punon aty. Madje ai tregon se gjatë natës jeta është më e qetë se në botën tonë, të të gjallëve. Pra, ironikisht, në varreza mund të flesh i qetë.

Por, pavarësisht kësaj, varrmihësit nuk u shpëtojnë bestytnive, krejtësisht të shpjegueshme kur mendon se e çojnë kohën mes jetëhumburve. Teksa një moment m’u morën këmbët e desh u rrëzova mes varreve, i gjori Petrit do më thoshte gjithë përkujdesje: “Kujdes o çun! Se po u vrave këtu, nuk shërohesh më!”

Filli i jetës së tyre, ashtu si i të vdekurve, është ndalur aty, në varreza, edhe pse gjallojnë ende. Mjerimin e punës e shton paga e ulët, e pandryshuar prej vitesh. Ndërsa u hedhin dhé të tjerëve, mendja u shkon te dheu që do hidhet mbi ta kur t’u vijë dita për t’i dhënë lamtumirën kësaj bote. Kështu ngjet dhe me Petritin, në prehje me shpirtin e tij, ngaqë beson se sevapin e bërë do ta ketë bashkëshoqërues! /tesheshi.com/

Related Posts

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Rama së bashku me lojtarët në video-selfie, kërkojnë maturi dhe europianizëm në ndeshjen ndaj Serbisë

Rama së bashku me lojtarët në video-selfie, kërkojnë maturi dhe europianizëm në ndeshjen ndaj Serbisë

Grupimi i tifozëve kuqezi nis aksionin: Çdo shtëpi nga një flamur

Grupimi i tifozëve kuqezi nis aksionin: Çdo shtëpi nga një flamur

Nga Enkel DEMI: Shënime rozë për Nexhin

Nga Enkel DEMI: Shënime rozë për Nexhin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Klima që i kushton Evropës miliarda euro

Klima që i kushton Evropës miliarda euro

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni