SHBA e shohin Byronë e sapokrijuar të Hetimit si një prej armëve që do godasë fort të keqen në Shqipëri.
Në ditën e fundit të aplikimit për të qenë pjesë e kësaj trupe ligjzbatuese, ambasadorja Yuri Kim ftoi të gjitha atë që e shohin veten të aftë ndër prokurorë e hetues, që t’i bashkangjiten asaj.
“Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
Kjo është një mundësi për të bërë një ndryshim duke u bërë një hetues special i FBI. Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë.
Mos u ndjeni të kënaqur duke qëndruar të ulur dhe duke u ankuar, çohuni dhe veproni”, shkroi Kim.
Kujtojmë se SPAK e BKH janë dy investime të fuqishme ndërkombëtare, posaçërisht amerikane, në kuadër të Reformës në Drejtësi. /tesheshi.com/