Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Buxheti, veteranët, SHIK-u, BIA serbe…ja përplasjet mes ligjvënësve kosovarë

by te Sheshi
25/10/2017
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 5 mins read
A A
Buxheti, veteranët, SHIK-u, BIA serbe…ja përplasjet mes ligjvënësve kosovarë

Ashtu si edhe çdo vit tjetër, seanca e rishikimit të buxhetit është shndërruar në arenë përplasjesh mes deputetëve, të cilët kanë hedhur jo pak akuza ndaj njëri-tjetrit.

Edhe në këtë seancë si dhe në shumë tjera ka “zbritur” në Kuvend, SHIK-u i udhëhequr vite më parë nga Kadri Veseli, më pas BIA serbe, ndërsa të pashmangshme kanë qeë dhe përplasjet për listat e fryera të veteranëve të UÇK-së, kurse pozitë e opozitë ashtu siç pritej janë shtyer nëse buxheti është i zhvillimit apo mjerimit.

Akuzat mes Veselit e Abdixhikut

Përplasja më e madhe ka ndodhur mes kryekuvendarit Kadri Veseli dhe deputetit të ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ish anëtarë i shoqërisë civile. E gjitha ka nisur pasi ky i fundit derisa fliste për buxhetin bëri me gisht kah PDK-ja për rritje të numrit të veteranëve.

Kjo e bëri që të reagoj Veseli i cili kërkoi nga Abdixhiku të tregoj me emër se kush i ka fyer listat.

Abdixhiku i është kundërpërgjigjur se listat e UÇK-së i ka fryrë ai së bashku me Hashim Thaçin dhe komandantët tjerë.

Veseli iu kundërpërgjigj duke thënë se Abdixhiku e ka urryer UÇK-në, e urren ende atë dhe, e këshilloi që ai të flas më shumë për BIA-në, agjencinë informative serbe.

“Është leht me fol, por me qenë konkret, me këto poezi Lumir ki me ia arrit me marr naj votë anti UÇK. Duhet me pas kujdes kur flet, me qit gjëra konkrete. Jo me aktru, sepse duhet me pas parasysh që për 3 vjet shëndetësia është udhëheq nga partia që i takon ti. Ti mundesh kështu me fy sa të mundesh, dhe të gjithë fatkeqësin e Kosovës me gjet te gjaku i luftëtarët. Ti e ke urrejt UÇK-në, ti e urren edhe sot. Si po të ec puna kah Presheva anej, mendo për BIA-në, jo për SHIK-un. Fol konkretisht, por mos u mundo të fyesh. Ti po mendon se janë fry listat, janë fry shumë nga partia juaj, të cilët kurrë s’kanë qenë në luftë. I kemi mbyllur të gjithë sytë. Thërras prokurorinë që t’i hetojë të gjitha listat. A ka lista të fryra, ka shumë manipulant. Me kanë burrë ti shkon te prokuroria edhe kallxon kush i ka fry listat. Mos u mundo të tregohesh manipulant”, tha Veseli

Por Abdixhiku tha se Veseli është në panic dhe e pyeti te cili prokurorë të shkojë, pasi sipas tij prokuroria është caktuar nga afera “Pronto”.

“Kadri Veseli është në panik dhe e ka një problem shumë serioz. Për dy gjëra do të mbahesh mend, si shef i SHIK-ut që tu kanë dënu njerëzit nga 25 vjet, edhe e dyta e ke pru partinë në një grusht deputetësh. Problemin me ty e kam Kadri kur ti donë me falimentu Kosovën. Ti sapo e pranove në këtë foltore që ke bërë dallavere, por the se i ke mbyll sytë. E nisim një komision hetimor edhe për veteranët edhe për SHIK-un. Po ty të ka kap paniku, niveli yt është për keqardhje, sinqerisht”, u kundërpërgjigj Abdixhiku.

Por Veseli mohoi që SHIK-u të ketë dënuar njerëz për çka i tha Abdixhikut nëse e gjen veç një rast të tillë ai do të largohet nga pozita e kryeparlamentarit.

“Mas pari nuk e di se në këto vite pas lufte është dënuar një person i SHIK-ut unë jap dorëheqje. Je rrenc. E ke nis karrierën mirë, si aktor. Ke me u mbajt mend për shumë sene, por s’ki mu mbajt mend për asnjë send. Unë jap dorëheqje nga kryetari i Kuvendit nëse dikush është dënuar nga SHIK-u”, deklaroi Veseli.

Përplasja Molliqaj – Sherifi

Një përplasje tjetër që vlen të veçohet nga punimet e seancës është ajo mes deputetëve të Vetëvendosjes dhe NISMA-s që u kapën për ndërtimin e autostradës Kosovë-Shqipëri.

Vetëvendosësi Dardan Molliqaj tha se autostrada e kombit, e cila lidhë Kosovën më Shqipërinë është ndërtuar me kosto të lartë.

Por, i menjëhershëm ishte reagimi i Sherifit, i cili e ka vlerësuar si hipokrizi qëndrimin e Molliqajt.

“Të jesh kundër autostradës dhe të flasësh për bashkim kombëtar është hipokrizi”, tha Sherifi, ndërsa shtoi se projektet e mëdha nuk analizohen vetëm nga këndvështrimi i kostos ekonomike.

Molliqaj nuk u ndal me ç’rast e akuzoi Sherifin dhe partinë e tij se gjatë kohës sa kanë qenë në PDK, kanë keqpërdorur edhe paratë në ndërtimin e shtatoreve të dëshmorëve të luftës.

“Ju kur keni qenë në PDK keni vjedh edhe në shtatore të dëshmorëve”, tha Molliqaj.

Buxhet i zhvillimit apo mjerimit?

Pozita e opozita janë përplasur edhe për buxhetin, ku e para e ka quajtur buxhet të zhvillimit të vendit, kurse e dyta të mjerimit.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, i cili prezanoti projektligjin për buxhetin, ka thënë se riorientimi i mjeteve synon financim adekuat i projekteve dhe implementim të politikave shtetërore që synojnë zhvillim të qëndrueshëm të vendit.

Hamza tha se rishikimi parashikon pensionet për kategorive të luftës, pagesa me kohë për autostradën ‘Arbër Xhaferi”, sigurimin e fondeve për organizimin e zgjedhjeve lokale, rreth dy milionë, mbulesën financiare për RTK, mbështetjen financiare për Këshillin Prokurorial, si dhe një numër të madh për rialokimeve të nevojshme.Krejt ky buxhet sipas tij, është në koordinim me FMN.

Por këtë buxhet, deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti, e ka quajtur buxhet të mjerimit.

Sipas Kurtit rishikimi i buxhetit nuk ka shenja se mund të sjellë risi sa i përket zhvillimit në industri, prodhim,  ndërmarrje të vogla dhe të mesme apo në kërkim shkencor. Madje sipas tij, ky buxhet e zhyt në varfëri më e thellë klasën e mesme dhe të varfrit.

“Ky është buxhetim i mjerimit financiar dhe politik. I zhyt në varfëri më të thellë klasën e mesme dhe të varfrit.  Programi qeverisës i kësaj qeverie ka më shumë faqe e fjalë sesa dokumente me parime programore. Aty është shtuar numri i kontradiktave, shkarjeve , gabimeve logjike. Ai fillon me një listë të dëshirave për sundimin e ligjit, psh premton një vetting të ri, shumë me përmbajtjesor se sa i pari. Kur nuk ishte përmbajtjesor i pari, si do të garantohet përmbajtësimi i të dytit”, tha Kurti.

Kundër buxhetit të prezantuar nga mazhoranca është shprehur edhe deputeti i LDK-së, Naser Osmani i cili në emër të grupit parlamentar të LDK-së, tha se ministri i Financave duhet ta ruaj deficidin buxhetor ashtu siç e obligon ligji dhe për këtë duhet një përkushtim më i madh.

“Zvogëlimi i buxhetit të të hyrave ku janë heq 103 milionë euro është pasi nuk kemi arritur të miratojmë ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa sa i përket ndryshimit të ligjit për AKP-në, ky ndryshim mund të bëhet për një kohë të shkurtër. Mjetet e ndara sipas ligjit bazik për fondin e sigurimeve shëndetësore të heqin dhe në vend që këto mjete të shkojnë te të sëmurët, ato kanë shkuar në thonjëza për veteranët e luftës”, ka thënë Osmani.

 Përgatiti: Blendi Gashi – tesheshi.com

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë
Ekonomi

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Shefild F.C. feston 160-vjetorin: më 1857 u krijua si klubi i parë në botë

Shefild F.C. feston 160-vjetorin: më 1857 u krijua si klubi i parë në botë

Uashingtoni është pro apo kundër arrestimit të Tahirit? Ja komentet e Brian Yee te VOA

Uashingtoni është pro apo kundër arrestimit të Tahirit? Ja komentet e Brian Yee te VOA

Sot është Dita Botërore e Makaronave, disa fakte që nuk kemi ditur më parë

Sot është Dita Botërore e Makaronave, disa fakte që nuk kemi ditur më parë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni