Në kuadër të punimeve të Konferences së ministrave të Jashtëm të Europës Juglindore që po mbahet në Bled të Sllovenisë, kreu i diplomacisë shqiptare pati një takim me homologun turk Çavusoglu.
Kreu i diplomacisë turke shprehu vlerësimin për dinamizmin e marrëdhënieve mes dy vendeve nën impulsin e Kryeministrit Rama dhe Presidentit Erdogan.
Dy ministrat u shprehën optimistë për ecurinë e përpjekjeve për krijimin e linjës ajrore shqiptare me ndihmën e Turkish Airlines. Gjithashtu, palët ranë dakord për të thelluar bashkëpunimin në një sërë organizatash ndërkombëtare dhe rajonale, sidomos në fushën e sigurisë. /tesheshi.com/