Duke parë valën në rritje të asaj që ccdo ditë po quhet “shitje deti”, referuar një deklarate të ministrit të jashtëm grek Kotzias, me frazën “12 milje”, homologu i tij shqiptar, Bushati, ka tentuar të sqarojë dhe njëherë opinionin se nuk bëhet fjalë për asnjë lloj “shitjeje” të pretenduar
“Çdo diskutim në media për 12 milje, apo për falje, është thjesht një shpifje dhe këtë koha do ta vërtetojë këtë. Ne shpresojmë që në një kohë jo të largët do të kemi një marrëveshje të re”, u shpreh kreu i diplomacisë së Tiranës, në një video-konferencë me një grup studentësh të ekselencës.
Bushati dhe njëherë ka përcjellë bindjen se marrëveshja e re “do jetë më e mirë”.
“Çdo marrëveshje e re që do të duhet të arrihet do të jetë më e mirë nga ajo që është arritur nga qeveria Berisha, në 2009”, tha ai.
Bushati u ndaj dhe te ccështja ccame. Sipas tij, ajo është në tryezën e negociatave.
“Dua të them që qeveria Rama është e para që zyrtarisht në programin qeveritar, e përfshiu këtë çështje si pjesë te dosjes diplomatike. Në këtë çështje të dytë më vjen mirë të deklaroj se me qeverinë greke jemi në një pozicion më të favorshëm se para disa vitesh, sepse ka filluar shkëmbimi i të dhënave, apo informacionit për rastet kur i refuzohet hyrja në territorin grek të qytetarëve shqiptarë që janë pjesë e komunitetit çam”, theksoi ministri Bushati. /tesheshi.com/