Për ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, Ballkani Perëndimor është thjesht një “kokëçarje” për BE-në.
Duket se Ballkani Perëndimor nuk është përparësi për BE-në në këtë kohë dhe kjo për fat të keq është arsyeja pse vendet e BE shpesh e shohin debatin mbi zgjerimin më tepër si një barrë, sesa një përgjegjësi historike”, tha Bushati në Forumin e Dytë Rajonal të Ballkanit që po zhvillohet në Selanik, raporton TCH.
Si i Dërguari Special në OSBE, duke përshkruar sfidat gjeopolitike të BE me SHBA dhe Rusinë, si dhe problemet e brendshme evropiane, Bushati tha se gjithsesi mbetet optimist se ky kurs do ndryshojë.
“Dua të besoj se viti 2020 do të jetë viti që hapen negociatat e BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, theksoi ish-kreu i diplomacisë shqiptare deri para pak vitesh. /tesheshi.com/