Shefi i diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati, deklaroi se Sekretari Amerikan i Shtetit ka dhënë një mesazh të qartë për Kosovën.
Bushati, i ftuar në studion e lajmeve të Top Channel, deklaroi se në takim u fol edhe për situatën në Kosovë: “SHBA qëndrojnë pranë autoriteteve të Kosovës përsa i përket dialogut me Serbinë”.
Ministri i Jashtëm shtoi se në takimin me John Kerry-n i është vënë shumë rëndësi reformës në drejtësi, pasi ajo “bën diferencën në raport me vendet e tjera për t’i dhënë mundësi kapitalit amerikan të vërshojë në Shqipëri”.
/tesheshi.com/