Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Burri që migroi dy herë: përse kriza e emigracionit në Europë vetëm sa thellohet

by te Sheshi
03/08/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Burri që migroi dy herë: përse kriza e emigracionit në Europë vetëm sa thellohet

Kjo është historia e një njeriu që emigroi dy herë… Që shmangu policinë përgjatë kufirit italian me Francën – dy herë. Që shmangu zyrtarët në trenin për Paris – dy herë. Që ia doli deri tek jeta e barrakave në Kale – dy herë. Që rrezikoi jetën ndërsa hidhej në një automjet drejt Britanisë – dy herë.

Tani ai pret për procesin e azilit në Britani që do të vendosë nëse mund të qëndrojë në vend. Sërish, për të dytën herë.

Është një histori vendosmërie për të kapërcyer drejt sigurisë – kudo ku ajo perceptohet se ekziston – dhe histori që tregon përse kriza e emigracionit në Europë vetëm sa thellohet.

Së pari le të flasim për njeriun. Le ta quajmë atë Adam, për shkak se ai nuk dëshiron të përdorë emrin e tij të vërtetë. Ai e quan veten “njeri fshati”. Por, sot, me një këmishë të hekurosur mirë, Adami duket si të jetë në shtëpinë e tij, në Londër, edhe pse Britania e Madhe i është bërë çdo gjë tjetër përveçse shtëpi.

Udhëtimi i tij. Adami e la Darfurin në vitin 2012, arriti të shkojë në Libi dhe kaloi disa vjet atje. Por ndërsa ai vend thërrmohej, ai ndjeu nevojën të nisej përpara, drejt Europës.

Ai ndoqi rrugën që marrin shumë të tjerë. Sicilinë nga Ventimiglia në veri të Italisë, më pas në Paris, pastaj Kale dhe më në fund, Britania.

Vetëm se nuk ishte një rrugëtim përfundimtar. Ai u ndalua nga autoritetet, u vendos në ndalim të papërcaktuar kohor për katër muaj dhe më pas u lirua. Më pas u arrestua sërish, u ndalua këtë radhë në Itali për shkak se kishte të regjistruara shenjat e gishtërinjve se kishte qenë më parë atje.

“Më vunë prangat”, tregon Adami. Katër oficerë e shoqëruan atë mbrapsht në Milano dhe e lanë atje.

“Qëndrova 10 ditë në Milani, nëpër rrugë”. Ky ishte momenti kur ai vendosi të kthehej pas, së pari në Ventimiglia, dhe rruga e kësaj radhe ishte më e vështirë.

Por këtë herë të dytë, ishte një vit tjetër në krizën e emigracionit në Europë dhe kufiri monitorohej në mënyrë më efikase. “U përpoqa ndoshta dy apo tre herë të shkoja në Marsejë, por ata më kapën dhe më kthyen pas”.

Më në fund, ai u fut në shinat e trenit dhe nisi të ecë. “Vetëm eca nga Ventimiglia deri në Kanë për gati tetë orë”. Më pas në Paris sërish dhe në Kale.

Edhe aty ishte po ashtu më vështirë. Një vit më herët, “ishte më mirë”. Por këtë herë ishte më vështirë për shkak se shumë njerëz kishin mbërritur aty dhe kishte shumë e shumë policë që i ndalonin.

Ai u përpoq për ndoshta 15 apo 20 ditë derisa arriti të kacavirrej në një hapësirë poshtë një autobuzi. “Dhe e gjeta veten në Britani për herë të dytë”.

Një muaj dhe një ditë pasi ishte deportuar nga Britania, ai ishte kthyer. Por nuk është ky fundi në historinë  e Adamit.

Vendosmëria, dëshpërimi, nuk ka ndonjë fjalë që të shprehë plotësisht atë që mund të gjesh në rrugëtimin migrator që Adami e njeh kaq mirë. Analiza e tij, që po bëhet më e vështirë për të kaluar kufijtë, pranohet edhe nga të tjerët dhe këtu është arsyeja përse.

Italia është shndërruar në destinacion për ata që vijnë nga përtej Mesdheut. Rruga Turqi-Greqi është e mbyllur pas një marrëveshjeje midis BE-së dhe Ankarasë.

Këtë vit, më shumë se 93,000 emigrantë ia kanë dalë të arrijnë në Itali, sipas OKB-së.

Risistemimi sipas një marrëveshjeje brenda BE-së që do të hiqte presionin mbi Italinë ka zhvendosur më pak se 8 mijë vetë edhe pse skema ka nisur që dy vjet më parë.

Roma po përpiqet të bëjë marrëveshje me Libinë për të ndaluar varka që nisen në origjinë – por nuk ka asnjë figurë qendrore apo autoritetet në atë zonë lufte. Ata duan që vende të tjera në Mesdhe të hapin dyert për emigrantët duke shpëtuar varkat e tyre – por Franca dhe të tjerët kanë thënë jo.

Kështu Roma i ka shpërndarë emigrantët e saj në të gjithë vendin. Nëpër qytete dhe fshatra ka shenja reagimi ndërsa njerëzit e gjejnë veten duke pritur të tjerët që nuk flasin gjuhën e tyre. Ashtu sikundër tha një italian në ver, pak kohë më parë: “Nuk jam kundër emigracionit, por jam kundër kur menaxhohet në këtë mënyrë”.

Procesi i azilit ka shkuar deri në pikën e shpërbërjes. Strehat nuk mund të sistemojnë të gjithë. Në Trento, drejt kufirit austriak, katër persona nga Bangladeshi, Bregu i Fildishtë, Gana dhe Nigeria mund të rrëfejnë sesi pritën të bllokuar për gati tre vjet – në pamundësi për të punuar, pa e ditur vendimin përfundimtar për veten që do u jepte ose jo të drejtën të qëndronin.

“Nëse do kisha qëndruar gjashtë muaj këtu dhe ata do më thoshin se do më nisin sërish në Gana, atëherë nuk ka fjalë”, thotë Ibrahim Mohammed. Por, po pas tre vjetësh. “Si mund të më thuash, se do të kthehem pas?”

Gjasat janë që ata të mos deportohen, madje edhe nëse apeli i tyre për azilin dështon. Pak në fakt, po kthehen pas. Në vend të kthimit, ata kanë ngecur, pa të drejtën të punojnë apo të fitojnë për veten. E gjitha kjo – duke shtuar tregun e dobët të punës në Itali – shpjegon se përse shumë vendosin të largohen nga Italia.

Dhe me numrat që shtohen, kjo është arsyeja përse Austria në veri dhe Franca në Perëndim po vendosin gjithnjë e më shumë kontrolle kufitare. Mes njerëzve që duan të ikin është edhe Naseri me djalin e tij dyvjeçar, Aladinin, nga Sudani. Por, masat në kufi janë të rrepta dhe motra e Naserit në Francë duhet të presë ende për ta.

Kjo për shkak se edhe Franca është e “mbingarkuar” – kjo është fjala që presidenti i ri përdor – dhe po përpiqet të ndalojë njerëzit të hyjnë në territorin e saj.

Kryeministri francez njoftoi javën e kaluar disa masa të reja, duke shkurtuar edhe kohën që duhet për procesimin e një kërkese për azil, duke deportuar sistematikisht të ashtuquajturit emigrantë ekonomikë dhe duke ndërtuar më shumë streha për refugjatët.

Vetëm një numër shumë i vogël nga mijëra njerëz azil-kërkues në Europë ndjekin shembullin e Adamit në rrugëtimin përmes Europës, dhe kalimin nga Kale në Britani. Nuk e dimë sesa prej tyre e bëjnë dy herë këtë rrugë.

Sa i përket Adamit, nuk ka fund të lumtur historia e tij. Ka kaluar një vit që kur ai dha intervistën e fundit në procesin për të marrë azil. Që nga ajo kohë ka qenë në gjendje limboje, pa e ditur nëse do të deportohet apo do të lejohet të qëndrojë.

Ai ka një dhomë për të fjetur, paguar nga qeveria dhe 75 paundë në javë për të jetuar. Nuk i lejohet të punojë. Dhe ai ndjen se ndodhet ende në rrugëtim, duke u drejtuar për një vend që nuk e di ende.

“Nuk kam çfarë të bëj. Vetëm ha, fle, asgjë. Pres, pres dhe asgjë nuk ndryshon”. Ndonjëherë ndjen se kjo nuk është jetë. “Është më mirë të vdesësh”.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”
Amerika

Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

19/05/2025
Next Post
Ish-ministri britanik: Rama po rindërton Shqipërinë, Serbia më afër Moskës sesa Brukselit…

Ish-ministri britanik: Rama po rindërton Shqipërinë, Serbia më afër Moskës sesa Brukselit…

Libia kërcënon me bombardim të anijeve italiane

Libia kërcënon me bombardim të anijeve italiane

Digjni sherebelë në shtëpinë tuaj. Diçka e mrekullueshme do të ndodhë në çast

Digjni sherebelë në shtëpinë tuaj. Diçka e mrekullueshme do të ndodhë në çast

TË FUNDIT

  • Të fundit
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni