Njeriu më i lartë në botë, turku Sultan Kosen, u takua në Egjipt me të kundërtën e tij, gruan më të shkurtër në botë, indianen Joti Amga.
Kosen, me një gjatësi prej 2 metra e 51 centimetra, qëndroi pranë Amgas, me vetëm 60 centimetra përpara piramidës në Giza, dhe pozuan së bashku.
Ata erdhën në Egjipt me ftesë të Bordit për Promovimin e Turizmit egjiptian, ku morën pjesë në një konferencë në Kajro. Kosen dhe Amga hynë në vitin 2011 në Librin e Rekordeve Guinnees. /tesheshi.com/