Një makinë ka përfunduar në liqenin e Shkopetit mëngjesin e sotshëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit.
Burime nga policia bëjnë me dije se targa është AA 969 ND dhe i përket automjetit tip Benz në pronësi të shtetasit M.P., nga Karbunara, në Lushnjë.
Mësohet se targat janë denoncuar të vjedhura në muajin Janar 2016 nga M.P., në komisariatin e Lushnjes.
Ka qenë një peshkatar i zonës, ai që ka sinjalizuar policinë e Matit, pasi ka parë shenja gomash dhe nën ujë një makinë, si dhe gjurmë nafte mëngjesin e sotëm, por për shkak të thellësisë e ka pasur të pamundur të shohë nëse ka persona brenda apo jo.
Nuk dihet nëse ka viktima ose jo, ndërsa janë thirrur polumbarët e RENEA për ndihmë, për të bërë kontrolle në liqen./tesheshi.com/