Qelitë e qendrës së paraburgimit në Prishtinë nuk kanë asnjë të paraburgosur, ndonëse u ndërtua në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.
Vonesat në hapjen e kësaj qendre të paraburgimit i pranojnë edhe në Shërbimin Korrektues të Kosovës. 6 muaj pasi u ndërtua ky objekt, është shpallur tender shtesë për furnizim me energji elektrike dhe për impiantin e pastrimit të ujërave të zeza.
Shqetësim tjetër janë edhe banesat sociale dhe të kategorive të dala nga lufta, të ndërtuara në afërsi të qendrës së araburgimit.
Ministria e Administratës Publike, që i mbikëqyr punimet, në një përgjigje për KTV-në, ka bërë të ditur se brenda dy muajve pritet të përfundojnë projektet shtesë për energji elektrike dhe impiantin për pastrimin e ujërave të zeza.
Qendra e re paraburgimit në Prishtinë ka kapacitet për 300 të paraburgosur./tesheshi.com/