Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Burgosja e bujshme për “tradhëti në Kremlin”

Kush është njeriu kyç i Putinit që dyshohet si bashkëpunëtor i CIA-s?

by te Sheshi
11/04/2022
in Konflikti, Kryesore, Të tjera
Reading Time: 3 mins read
A A
Burgosja e bujshme për “tradhëti në Kremlin”

Shefi i shkarkuar së fundmi i Drejtorisë së 5-të të Shërbimit Informativ rus FSB, gjeneral koloneli Sergei Beseda, u transferua nga arresti shtëpiak në burgun hetimor më famëkeq të Moskës, në Lefortovo, shkroi gazetari investigativ rus më i famshëm Andrei Soldatov në llogarinë e tij në Twitter.

Andrei Soldatov thotë se ky ish-zyrtar i lartë i shërbimit sekret të Putinit (kujtojmë se në fund të viteve 1990, përpara se të emërohej pasardhës i Jelcinit, Putin ishte kreu i FSB-së, pasardhësi i KGB-së famëkeqe) po mbahet aty nga Departamenti Kryesor i Hetimit Ushtarak i Komitetit Hetimor të Rusisë, pasi dyshohet se është një bashkëpunëtor i CIA-s që informoi amerikanët për planet ushtarake dhe inteligjente ruse për të sulmuar Ukrainën.

Përkatësisht, Drejtoria e 5-të e FSB-së është përgjegjëse për rrjetin e spiunazhit dhe inteligjencës dhe kontrollin mbi vendet e ish-BRSS, veçanërisht Ukrainën.

Ishte Administrata e 5-të dhe Beseda që po përgatitnin inteligjencën për ndërhyrjen në Ukrainë. Kur plani për sukses të shpejtë ushtarak dështoi, Putini filloi një përballje me komunitetin e inteligjencës dhe udhëheqjen ushtarake. Madje ka spekulime se dhe ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu mund të bjerë viktimë e spastrimit. Në Moskë po përhapen thashethemet se Putin po e fajëson atë për dështimin e Blitzkrieg-it të planifikuar në Ukrainë.

Në ndjekjen e fajtorëve i pari ra Sergej Beseda. Kur Beseda u vendos në arrest shtëpiak, Andrej Soldatov tha se kjo ishte bërë kryesisht për shkak të informacionit të rremë për situatën politike dhe të sigurisë në Ukrainë, në bazë të së cilës ishin bërë planet për sulmin, por edhe nga abuzimi me fondet shumëmilionëshe të destinuara për rrjetin e inteligjencës në Ukrainë.

Pyetja është nëse Putini e ka më të lehtë ta akuzojë Besedën për spiunazh në favor të CIA-s sesa për punë inteligjente të kryera keq, prandaj “operacioni i tij ushtarak” në Ukrainë ngeci?! Kujtohet se Vladimir Putin dërgoi Sergei Beseda-n në Kiev gjatë “Maidanit” të Ukrainës në vitin 2014 për të ndihmuar presidentin e atëhershëm Viktor Janukoviç të qëndronte në pushtet dhe të përpiqej të kthente tendencat properëndimore të Ukrainës në favor të Rusisë. Ai dështoi, por arriti të ruajë pozicionin e tij dhe besimin e Putinit.

Burgu famëkeq

Bashkë me Beseda-n u arrestua edhe zëvendësi i tij Anatolij Boljuha, për fatin e të cilit dihet pak. Nëse kjo do të jetë e vërtetë, do të ishte një goditje e madhe për Vladimir Putinin, por edhe për reputacionin e shërbimit të tij sekret, sepse Beseda ishte një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Putinit, përfshirë një mik, të cilin ai e solli në Moskë nga Shën Petersburg dhe e emëroi në krye të një detyre shumë të rëndësishme.

Sergei Beseda është dhe shumë i afërt me miqtë më të ngushtë të Putinit, vëllezërit Rothenberg dhe bankierin Konstantin Goloshchapov, të cilin mediat vendase e quajnë “masazhisti i Putinit”.

Burgu Lefort është një nga vendet më famëkeqe në Moskë – ai u ndërtua në 1881 dhe momentet e tij më të errëta u përjetuan gjatë represionit të Stalinit në vitet 1930 dhe 1940, kur qindra mijëra të burgosur politikë kaluan nëpër të. shumë prej të cilëve u vranë aty. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Turqia, linjë ajrore speciale për turistët rusë

Turqia, linjë ajrore speciale për turistët rusë

Çmimet e naftës, rënie për të dytën javë radhazi: ç’thonë analistët?

Çmimet e naftës, rënie për të dytën javë radhazi: ç’thonë analistët?

Rusët me “gabim strategjik”: dy vende neutrale, prej saj në NATO

Rusët me "gabim strategjik": dy vende neutrale, prej saj në NATO

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni