Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bunkerë dhe hotele: ky është Karpeni i çuditshëm i bregdetit kavajas

by te Sheshi
31/07/2015
in Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Bunkerë dhe hotele: ky është Karpeni i çuditshëm i bregdetit kavajas

Nga Mark Brunga

Plazhi i Karpenit është realisht një mrekulli e fshehur mes gjireve të detit. Një zonë ku spikat turizmi elitar, në simbiozë me të historinë e kaluar, atë komuniste. Lokale mjaft të bukura në funksion të atraksionit turistik të konstruktura mbi bunkerët dhe vendstrehimet e topave të rëndë të artilerisë bregdetare që kishin blinduar bukuritë e rralla të bregdetit kavajas;  si dhe një zonë ku duken përpjekjet për të ruajtur virgjerinë e plazheve në harmoni me konstruktet e lokaleve moderne.

WP_001524

Këtu mund të gjesh sot njerëz nga të gjitha shtetet e Europës, por vendas pak ka, përveç peshkatarëve. Plazhi, shumë i fshehur nga sytë e fshatit është i zbuluar realisht nga të huajt. Në hyrje të zonës duken nje varg bunkerësh të sistemit të vjetër mbrojtës. Janë bunkerë këmbësorie, të cilët janë ruajtuar e mirëmbajtur me kujdes. Më tej duken bunkerët e rëndë të topave 130 mm. Mbi to janë konstruktuar hoteleri dhe restorante, ndërsa disa të tjerë shërbejnë për lojra si dhe parkingje mjetesh turistike. Ndërsa repartet e vjetra ku strehoheshin ushtarët dhe ndodhej vendkomanda janë tashmë të rrënuara.

Një familje çeke me 2 fëmijë sillet duke “kalëruar” me biçikleta nepër rrugët me zigzake të kodrinës që zbret drejt detit. Është fundkorriku dhe ka shumë turistë. Si dhe qetësi të pafund. Këtu lokalet nuk shërbejnë deri natën vonë. Në hyrje të një urë dërrase që të shpie në një ishull të bukur në thellësi, tregohet se lokali shërben pica por me një kufizim drastik të kohës së darkës: nga ora 18.00 deri në 21.30 minuta.

WP_001528

Dhe klientët janë të kufizuar gjithashtu. Vetëm kampistët. Të huajt ndjehen mjaft të kënaqur me bukuritë e rralla të vendit, qetësinë relaksuese, si dhe çmimet e lira. Menuja përbëhet kryesisht me peshk të egër që shërbehet i freskët nga gjuetia që bëjnë vendasit me varka peshkimi. Ndersa akomodimi i turistëve është mjaft i preferueshëm prej tyre. Një dhomë për një çift kushton 20 euro nata, ndërsa për ata që rrinë në kamping në mjetet e tyre 17 Euro. Kanë ardhur nga Hollanda, Polonia, Suedia, Austria, Çekia me furgonë kampimi, ndërsa me motoçikleta ka më shumë turistë, deri nga Anglia. Një mikroeuropë turistike.

Koha kur të huajt ishin “armiq”

Dikur, Karpeni ka qënë një zonë e blinduar gjatë orëve të natës edhe për vendasit. Pas perëndimit të diellit, asnjë banor nuk lejohej të shkonte ne bregdet pa leje të komandës ushtarake. Ish-ushtaraku Shpendi Topollaj, i cili ka shërbyer në këtë zonë 20 vite si oficer, tregon për përqëndrim të madh të një fuqie militare nga shteti totalitar në këtë zonë.  Çdo pëllëmbë bregdet kontrollohej nga njësitet kufitare që kryenin shërbimin në njësitë artmitraliere.

reparti i vjeter

Në Karpen, tregon Shpendi,  ka pasur 2 bateri të artilerisë së rëndë bregdetare, si dhe një batalion artmitralier, territori i shërbimit të së cilit kufizohej nga Mali i Robit dhe Spilleja. Dhe kishte një sistem mjaft të fortifikuar si pjesë e Brigadës së 33-të të Mbrojtjes Bregdetare. Kompania artmitraliere në Karpen kishte një organike prej 640 trupash ushtarake, ndërsa 2 bateritë e artilerisë së rëndë me topa stacionarë, kishin rreth 100 efektivë. Dikur në këtë terren kryenin stërvitjen ushtarake mijëra studentë nga Universiteti i Tiranës.

Ironia e kohës

Të mendosh për një çast që të gjithë ata bunkerë, gjithë ajo forcë ushtarake, ishte e destinuar kundër këtij “soji” njerëzish që sot vijnë aty si turistë. Për 50 vjet me rradhë ata konsideroheshin armiq, prej së cilëve duhet të mbroheshim se mos na merrnin vatanë, ndërsa sot gati u “përgjërohemi” që të na vijnë si mysafirë. Ironia e kohës e deshi që dhe bunkerët që i kishin bërë hazër për ta, për të qëlluar nga brenda tyre mbi trupat e tyre të ligj, sot t`jua ofrojmë si kuriozitet turistik.

Plazhi

Plazhi i Karpenit ëshët vetem 59 km nga Tirana. Rruga deri atje është tashmë e asfaltuar, me përjashtim të rreth 2-3 km të fundit që janë ende të pa standart. Është i shquar për peshkun e famshëm. Dikur ekzistonte një lokal-barrakë, i konstruktuar vetë me dërrasat e spondeve të makinave të dikurshme të kooperativës bujqësore.

Realisht kjo formë ndërtimi ishte bërë për të përballuar fukarallëkun e momentit të pronarit, por që realisht ishte një pamje e veçantë mjaft tërheqëse. Dhe ku gatuhej një peshk i egër i zonës nga më të shijshmit, me çmime shumë të lira. Në çdo stinë kishte klientë që vinin deri nga Tirana. Tashmë baraka ishte resturuar, nuk ishte më e dikurshmja.  Po gatimi dhe peshku i freskët ishte i njëjti.  Ndërkohë, përrreth ka përsëri  mjaft barka te vogla që merren me peshkim amatoresk dhe një gji në formën e një moli në të cilin strehohen barkat. Erozioni bregdetar ka bërë kërdinë duke ngrënë tokë. Vendasit kanë sajuar shumë breza gurësh në det për të thyer sadopak dallgëzimin dhe për të mbrojtur brigjet, madje shumë bunkerë janë “rimobilizuar” për fortesat antierozion, në brezat e rinj të mbrojtjes. Sipas banorëve , pjesa me e bukur e plazhit është në jug të Karpenit, ku mund të ecësh rreth 45 minuta në këmbë në një breg të mrekullueshem dhe mjaft të pastër e krejt të virgjër. /tesheshi.com/

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Next Post
Maskotat më të shëmtuara të Kampionateve Botërore

Maskotat më të shëmtuara të Kampionateve Botërore

Fati i ushtrisë së Kosovës në dorën e ‘Srpska’-s: Ja arsyet pse po kundështohet me ngulm formimi i FAK-ut

Fati i ushtrisë së Kosovës në dorën e ‘Srpska’-s: Ja arsyet pse po kundështohet me ngulm formimi i FAK-ut

H.W. Bush bën shaka me rënien në shtëpi: Kush e mendonte se është më e sigurt të hidhesh nga avioni?

H.W. Bush bën shaka me rënien në shtëpi: Kush e mendonte se është më e sigurt të hidhesh nga avioni?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni