Federata e Futbollit të Kosovës ka shtruar një darkë solemne për nder të trajnerit në largim, Albert Bunjaku.
Presidenti Vokrri dhe kapiteni Samir Ujkani i kanë dhuruar Bunjakut një fanellë të kombëtares me nënshkrimet e të gjithë futbollistëve dhe stafit, duke i shprehur falënderime për punën e bërë në krijimin e këtij grupi futbollistësh.
Bunjaku ka falënderuar edhe një herë presidentin Vokrri dhe Komitetin Ekzekutiv të FFK-së për besimin që ia dhanë për të drejtuar Kombëtaren, sikundër shprehu një falënderim të madh për të gjithë futbollistët.
Ai uroi që kombëtarja e Kosovës të vazhdojë të rritet dhe të ketë suksese në të ardhmen.
Bunjaku do të drejtojë kombëtaren e Kosovës edhe në ndeshjen kundër Islandës, që do të luhet të hënën.
Kosova në tetë ndeshje zyrtare nën drejtimin e Bunjakut pas pranimit në UEFA e FIFA, regjistron vetëm një barazim, ndërsa ka pësuar shtatë humbje. /tesheshi.com/