Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bujqësia kosovare në dorë të serbëve, zërat që e kundërshtojnë: ja pasojat

by te Sheshi
08/09/2017
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Bujqësia kosovare në dorë të serbëve, zërat që e kundërshtojnë: ja pasojat

Nga Bashkim Kastrati

Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) është njëra nga dikasteret që pritet të jetë bartëse e zhvillimit ekonomik të Kosovës. Në tri vitet e fundit buxheti i kësaj ministrie është dyfishuar krahasuar me vitet paraprake. Kjo ka bërë që kjo ministri të jetë temë e nxehtë mes partnerëve të koalicionit PDK-AAK-NISMA, se kush do ta udhëheqë.

Në vitin 2007 MBPZHR e ka pasur buxhetin 6 milionë e 366 mijë euro, në vitin 2008 buxheti i është rritur në 9 milionë e 474 mijë euro. Edhe në vitet tjera ka pasur trend të rritjes së buxhetit, por kulminacioni ka qenë në vitin 2015 kur buxheti i kësaj ministrie ka qenë 60 milionë e 152 mijë euro. Ndërkaq në vitin 2017 buxhetin e ka 57 milionë e 596 mijë euro. Nga buxheti total, 48 milionë euro janë dedikuar vetëm për grante dhe subvencione.

Përplasjet mes parterëve të koalicionit se kujt t’i takojë udhëheqja e kësaj ministrie ishin të kota, pasi që marrjen e udhëheqjes së saj e ka kushtëzuar “Lista Serbe” për të dhënë votën pro kandidatit për kryeparlamentar dhe të nominuarit për kryeministër.

Por ky lajm ka zgjuar frikë tek fermerët se si do të udhëhiqet kjo ministri dhe si do të shpërndahen grantet dhe subvencionet. Dyshimi tek ata qëndron se “Lista Serbe” do t’i orientojë grantet dhe subvencionet tek komunat me shumicë serbe.

Sindikata e bujqve kundërshton udhëheqjen e Ministrisë së Bujqësisë nga “Lista Serbe”

Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës (FSKB) thotë se me marrjen e Ministrisë së Bujqësisë nga “Lista Serbe” do t’i hapen të gjitha portat e eksportit të produkteve bujqësore të Serbisë për në Kosovë.

Ai thotë se FSBK është kundër që Ministria e Bujqësisë t’i jepet “Listës Serbe”, ministri i së cilës gjithherë do të merr “bekimin e Beogradit” çka të bëjë me Bujqësinë e Kosovës.

Sipas tij, tash do të importojmë shumëfishë me shume grurë për ushqim të kafshëve nga Serbia, do të importojmë shumëfishë me shume plehra false nga Serbia, edhe farëra, pesticide false nga Serbia do të stërmbushet Kosova.

“Sipas mendimit tim si kryetar i FSBK-së kjo do të thotë që tash e tutje edhe zyrtarisht bujqësia e Kosovës do të jetë e varur dhe do të shkatërrohet nga Serbia. Do ta vërshojnë Kosovën mjedrat, manaferrat, vishnjat, kumbullat për raki, dhe lloj-lloj fidanë të tyre dhe të pemëve të ndryshme të infektuara, të cilat do t’i zënë në tërësi arat e bukës se popullit, sepse nuk do të kemi ku do ta mbjellim grurin, misrin, lulediellin dhe kulturat tjera strategjike, sepse kjo është dhe do të jetë strategjia e Vuçiçit me shkatërruar Bujqësinë e Kosovës për ta intensifikuar luftën e heshtur të Serbisë për ta gjunjëzuar Kosovën në mënyrë që sa ma lehtë me e kthye një ditë nën sundimin total të Serbisë”, thotë Tahiri

Ai thotë se prej vitit 2007 Serbia ka filluar gradualisht të ketë dorë në Bujqësinë e Kosovës nëpërmes Blerand Stavilecit dhe Memli Krasniqit, të cilët i mbyllnin sytë dhe bëheshin vesh shurdhër para projekteve të Serbisë për futjen e mjedrës, manaferrës, fidanëve të gjitha llojeve të pemëve të infektuara, të perimeve, të lopëve të sëmura, të misrit të infektua për në Kosovë, e mos të flasim për 70% të nevojave të grurit për Kosovën që na vinte prej Serbisë etj, etj.

“Për Serbet e Kosovës do të bëhet shumë mirë, sepse ata nga buxheti i MBPZHR-së do të marrin para të majme në emër të granteve dhe subvencioneve për t’i shkolluar fëmijët e tyre në Beograd si kuadër potencial në luftë kundër Kosovës, kurse servil dhe shërbëtorë të vjedhjes se këtij buxheti do t’i kenë stafin dhe kuadrat e gjertanishëm të MBPZHR-së”, shprehet Tahiri.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe ministri në detyrë i MBPZHR-së Memli Krasniqi, ai ka thënë se “Lista Serbe” nuk do të mund të ndikojë tek ndarjet e granteve dhe subvencioneve.

“Ata kanë udhëhequr edhe Ministrin edhe të Mirëqenies Social që e ka buxhetin më të madh të buxhetit, ne funksionojmë bazuar në programin e zhvillimit rural dhe Agjencionit të Zhvillimit të Bujqësisë”, ka thënë Krasniqi.

Në fakt, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, është mekanizëm që funksionin në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë dhe merret me proceduarat dhe miratimin/refuzimin e projekteve për grante dhe subvencione. Duhet theksuar se në këtë agjencion ka pasur ndikim ministria sa i përket ndarjes së granteve, por se a do të ekzistojë një raport i tillë edhe mes ministrit të “Listës Serbe” dhe udhëheqësve të AZBH-së mbetet të shihet.

Por i sigurt është fakti se ministri i bujqësisë mund të ndikojë në politikat e zhvillimit të bujqësisë, mund të ndryshojë udhëzimet e administrative dhe të propozojë edhe ndryshime të ligjeve dhe përmes këtyre mund të ndikohet edhe tek kriteret e ndarjes së granteve dhe subvencioneve. /tesheshi.com/

Related Posts

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”
Kryesore

Trump zemëron si demokratët ashtu edhe republikanët: “Ky mund të jetë spiunazh”

14/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët
Ekonomi

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025
Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura
Kryesore

Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

13/05/2025
Next Post
Berisha takon këshilltarin e CDU: opozitë e fortë ndaj Ramës, ja ndihma që na duhet

Berisha takon këshilltarin e CDU: opozitë e fortë ndaj Ramës, ja ndihma që na duhet

Meta takon Ali Ahmetin: zbatim të plotë për marrëveshjen e Ohrit

Meta takon Ali Ahmetin: zbatim të plotë për marrëveshjen e Ohrit

Ja mesazhi i Johannes Hahn për politikën shqiptare në prag të mbledhjes së Kuvendit

Ja mesazhi i Johannes Hahn për politikën shqiptare në prag të mbledhjes së Kuvendit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025
Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025
Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

Adaptimi nga Rama i një fjale të re në shqipe: virtyt që ai nuk e ka…

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni